GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Braktisi Serbinë dhe zgjodhi Kosovën, mediat serbe sulmojnë futbollistin

07:48 - 16/04/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Braktisi Serbinë dhe zgjodhi Kosovën, mediat serbe sulmojnë futbollistin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbollisti Arton Zekaj kishte luajtur për U15, U16 e U17 të Serbisë.

Ai vlerësohej si talent i madh dhe pas Partizanit të Beogradit dhe disa skuadrave të tjera në Serbi u transferua te Lila në Francë.

23-vjeçari, i lindur në Suboticë, ndërkohë u bashkua me Kosovën U21.

Kishte luajtur pesë ndeshje në vitet 2019 e 2020, ndërsa në një prej tyre ishte kapiten.

Por, karriera e tij nuk u zhvillua siç pritej. Në vitin 2022, Zekaj u kthye në Serbi, përkatësisht në Vojvodinë.

Luajti për skuadrën e nivelit të ulët Tisa Adorjan. Prej atëherë është pa skuadër.

Dhe fakti që është pa skuadër, e sidomos që kishte lënë Serbinë për të luajtur për Kosovën, ka bërë që mediat serbe të sulmonin futbollistin Zekaj.

“Arton Zekaj dikur ishte kapiten i Serbisë dhe më pas kaloi tek e ashtuquajtura Kosovë, tani thuajse ka humbur nga harta e futbollit”, është titulli i një media serbe.

“Luajti për Serbinë, më pas u paraqit për Kosovën dhe mbeti pa klub”, shkruan “nova.rs”.

“Arton Zekaj zgjodhi të ashtuquajturën Kosovë para Serbisë e tani nuk luan askund”, është titulli i “blic.rs”.

Në tituj të mediave të tjera është shkruar që Zekaj tradhtoi Serbinë, ndërsa në përgjithësi qasja e mediave serbe ishte sulmuese ndaj futbollistit.

“Me krenari kam vendosur të pranoj fanellën e Kosovës. E di që prindërit e mi dhe populli i Kosovës do të jenë krenarë për mua. E di gjithashtu që njeriu që nuk është më në mesin tonë, Fadil Vokrri, gjithashtu do të ishte krenar”, kishte deklaruar Zekaj pasi pranoi ftesën e Kosovës.

Me Kosovën U21 Zekaj kishte luajtur ndaj Anglisë, Austrisë, Andorrës, Shqipërisë e Turqisë. Ndaj Shqipërisë ishte kapiten.

Etiketa: futbollistKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
INSTAT: Rënie në bujqësi, 54% të të punësuarve rrezikohen të mbeten të papunë!

INSTAT: Rënie në bujqësi, 54% të të punësuarve rrezikohen të mbeten të papunë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com