Sulmuesi i Galatasaray-t Mauro Icardi ka vendosur të tregojë versionin e tij rreth ndarjes nga ish-menaxherja e tij Wanda Nara. Futbollisti ka zgjedhur të publikojë një deklaratë në rrjetet e tij sociale, ku ka dhënë detaje rreth problemeve që ndodhën gjatë martesës së tij. Icardi ka mohuar deklarata që janë bërë në lidhje me të, ku thuhej se ai kërcënonte ish-bashkëshorten se do të publikonte video intime. Në mesazhine tij ka shkruar se po përpiqet të vetëmbrohet dhe të mbrojë vajzat nga Nara.
Deklarata e plotë:
1. Më dëbuan nga apartamenti im me një kallëzim të rremë për dhunë.”
2. Policia më hyri në shtëpi mëngjesin e një të shtune në Santa Barbara, pak orë para se të më operonin në gju. Ajo bëri një denoncim tjetër të rremë për dhunë dhe mbajtje armësh, por kontrolli i policisë dështoi. Nuk kisha armë, nuk kam sulmuar askënd dhe po flija vetëm.
3. Më detyruan të dorëzoja vajzat e mia më 13/12 dhe më mbyllën telefonat deri më 17/12 sepse nëna e tyre ishte në udhëtim me ‘të dashurin’ e saj në Europë:
ajo e konfirmoi në një transmetim të drejtpërdrejtë se kishin një lidhje 3-vjeçare, ndërkohë që ishte e martuar me mua dhe betohej se ishin vetëm ‘shokë’ për mua dhe vajzat, po vazhdon të fajësojë të tjerët, sa hipokrizi, apo jo?”
4. Më 25/12, ‘Nëna e Amerikës’ duhej t’i merrte vajzat sepse gjykatat kishin urdhëruar të kalonin Krishtlindjet me babain dhe Vitin e Ri me nënën, por pasi zonja ishte ofenduar sepse nuk i kishin dhënë atë që donte, shkoi në Punta del Este pa i marrë, duke thënë se nuk kishte 10.000.000 pesos që kërkoi si garanci, por kishte mjaft para për avion privat dhe gjithë cirkun e zakonshëm që ajo tregon, pa llogaritur që disa ditë më parë unë depozitova 10.000 USD në llogarinë e saj italiane. Kështu ajo prishi premtimin që u bëri vajzave se do t’i shkonte të merrte, duke i lënë me valixhet gati. Nga ana ime, përballë kësaju braktisje, vendosa pa hezitim të anulloja planin që kisha për të kaluar Vitin e Ri me miqtë dhe të qëndroja me vajzat e mia siç kam bërë për më shumë se 2 vjet… gjatë të cilëve ajo vendosi t’i japë prioritet jetës së saj në vend të vajzave të saj”.
5. Kur përfunduan ‘pushimet’ e saj, ajo deshi të më detyronte t’ia jepja vajzat, të cilat ajo i kishte manipuluar për 20 ditë, duke i telefonuar, sepse ato vetë i kishin thënë që nuk donin të largoheshin nga shtëpia e babait. Se ishin të lumtura, jetonin në një mjedis familjar, të qetë, me fëmijë të moshës së tyre, ku nuk kishte asnjë lloj komenti negativ apo denigrues për nënën e tyre.
6. Si të mos mjaftonte, ajo u premtoi vajzave se do t’i merrte më 05/01, ato e pritën të veshura dhe plot shpresa dhe përsëri ajo nuk erdhi. I takoi vetëm më 06/12, pasi avokatët e mi ndërhynë dhe unë arrita ta bindja të takohej me vajzat në një pikë karburanti, siç kërkoi.
7. Nuk flas kurrë keq për nënën e vajzave të mia. Nuk u them atyre as që ajo vendosi të shkatërronte familjen për personin që ka qenë dashnori i saj prej 3 vjetësh dhe që përfundoi duke e përshkruar si ‘të dashur’… dhe për të cilin u vendosën në Argjentinë për 2 vjet, ndërkohë që vajzat shkonin në shkollë në Turqi! Në të vërtetë… ka qenë në Argjentinë vetëm për tre muaj kur dashnori i saj ishte atje i burgosur.
8. Bëja të ditur ‘të dashurit’ që edhe ai është mashtruar po aq sa unë… sepse në janar 2023 ajo e ka takuar lojtarin senegalez në Dubai, ndërkohë që festa e ditëlindjes së djalit të tij zhvillohej më 25/01/23… dhe vëllezërit/motrës dhe të afërmit e tij ishin duke festuar dhe ajo mbërriti në orën 23:30… do të thotë 30 minuta para përfundimit të ditëlindjes së djalit të saj.
9. Zonja mund të punonte në Europë, siç kishte bërë me sukses në Itali, sepse vajzat tona nuk kanë jetuar kurrë në Argjentinë.
10. Zonja përpiqet të më bëjë të dukem qesharak në publik… por jam krenar që luftova dhe u luta deri në absurditet për të shpëtuar familjen tonë, siç vajzat e mia shpesh kërkojnë apo kërkuan.
11. Në përpjekjen për të më tallur, nuk e shqetëson dëmi që ajo i shkakton fëmijëve të saj, kur jeta private e nënës, babait ose të dashurit bëhet virale dhe fëmijët duhet t’i shohin miqtë e tyre me turp.
12. Për të përfunduar, pas 20 ditësh që nuk kishte parë vajzat e saj, e para gjë që i erdhi në mendje ishte t’i manipulonte, t’i çonte deri aty sa të thonin gjëra mizore, për të cilat kam prova: janë të gjitha gënjeshtra që do të zbulohen. Ajo vetë ushqen kaq shumë urrejtje ndaj personit që tani është në krahun tim, duke bërë të besojnë dy vajza 8 dhe 9 vjeçare se familja jonë u shkatërrua për faj të saj, por nuk ka guxim ta thotë të vërtetën për vajzat e saj. Ajo vetë vendosi të ndahet dhe ta bëjë zyrtare një lidhje jashtëmartesore që ka filluar 3 vjet më parë. Kë po gënjen? Kë po përpiqet të mashtrojë? Mjaft me gënjeshtrat për hir të Zotit.
13. Më e keqja e gjithë kësaj është se vajzat e mia gjithmonë e kanë ditur që Eugenia ishte ‘La China’.
Po ashtu, e kërkonin në YouTube dhe Spotify për të dëgjuar këngët e saj, të cilat ato janë bërë fanse dhe për këtë kam prova… që kam zgjedhur t’i ruaj sot për sigurinë e vajzave të mia.
14. Gjithçka që them dhe publikoj është sepse jam i detyruar nga gënjeshtrat dhe shpifjet e kryera nga nëna e vajzave të mia, pa u shqetësuar për mirëqenien dhe shëndetin e tyre mendor.
15. Më dhemb shpirti të di çfarë po shohin. Psikologjikisht të manipuluara nga nëna… Por kam besim tek drejtësia. Jam i sigurt që jam në rrugën e duhur, ata më çuan përpara drejtësisë dhe donin të më ndotin, por me të vërtetën ne dalim gjithmonë fitimtarë.
Icardi dhe Nara ishin martuar që nga maji 2014, përpara se 37-vjeçari të zbulonte në korrik të këtij viti se ishin ndarë. Ata janë prindër të dy vajzave.
Discussion about this post