GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Braktisja me stil e Lul Bashës për… Dukën!

19:00 - 28/01/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Braktisja me stil e Lul Bashës për… Dukën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbolli tashmë është kthyer në një sfidë personale, dhe një përplasje fytyre. Duka nuk ka përballë thjesht e vetëm Veliajn, por tërë pushtetin. 20 vitet e drejtimit të tij që realisht nuk janë pak, kanë mbajtur larg mësymjes futbollin dhe shqyerjen e tij nga dhëmbët koncensionare. Tashmë Veliaj e ka ndarë mendjen t’i shkojë deri në fund një situate të tillë, pa ditur se dhe në krahun tjetër nuk ka të bëjë me “protestues” teatri, por me lojtarë zjarri. Ky që ka në krah e që kanë mbjellë pemë bashkë, hanë në një sahan, me siguri që i ka treguar realisht të gjithë kuadratin e presidentit në detyrë, statura e të cilit nuk njeh “in dietro”, apo frikë pushteti.

Dukën, 20 vitet e kanë konsumuar, por njëherësh edhe e kanë “vajisur” me potencë dëgjimi, veprimi dhe reagimi në kohë dielli, kohë zjarri, apo kohë “mushkonjash”, siç është kjo e startit të ethshëm bashkiak me një kryebashkiak që kërcet dhëmbët dhe Rama që shikon deri ku shkon “prezervativi” i tij në krye të Bashkisë që s’ka nisur ende të qullet!

E megjithatë, ajo që spikat në këtë start llogjesh e pasthirrmash bashkiake është zbythja me stil e Lulzimit, Gazmendit, Andit apo edhe…Enkelejdit. Kryesisht këtij të fundit anëtar Komiteti aktual në FSHF.

Akuzat dhe beteja e jetës e Plehut incenerues dhe betonizues të Tiranës karshi futbollit dhe me epiqendër të menjëhershme, Dukën, mbetën totalisht me heshtjen meskine dhe oportunizmin me stil të atyre që kanë zgjedhur të ardhmen. Andi Lila, koordinator sporti në PD, njeri i afërt me Gaz Bardhin, e për pasojë edhe me Lulzimin, nuk foli asnjë fjalë, me zë e figurë. Sepse, e kaluara e tij e ngushtë me Shakon, por edhe lëvizjet e selisë blu e kushtëzuan në një mënyrë apo tjetër. Basha e braktisi për momentin kauzën e futbollit. PD u mjaftua thjesht dhe vetëm me disa deklarata sporadike, dhe kaq!

Në momentin kur ekranet po çirreshin për tërbimin e larvës së Ramës për të atakuar largimin e Dukës në 2 mars, apo edhe përpara 2 marsit, Basha ingranoi tërësisht mekanizmin e tij për të folur me heshtje. Me zë e me figurë Alibeaj e kishte, e ka, dhe do ta ketë detyrim primar dhe minimal të flasë për këtë mësymje gjithë shtetërore për futbollin, përsa kohë ka qenë dhe është ende pjesë e Bordit të drejtimit të futbollit, si anëtar Komiteti. Nuk e ka bërë ende. Basha, qoftë edhe ironikisht nuk e mbështeti këtë kauzë e cila spostoi axhendat e formateve mediatike politike në vend. Në një mënyrë apo tjetër heshtja e atyre që kanë zgjedhur të ardhmen pranon që e ardhmja sipas tyre në FSHF nuk është ky lidership, por indirekt ajo që Veliaj kërkon të pluskojë me të gjitha mënyrat e pushtetit që i lë Rama, por edhe malinjiteti i tij konsistent.

Basha e braktisi Dukën, të paktën deri sot! Opozita heshti, vijon ta bëjë, dhe njëkohësisht me heshtje pranoi që Veliaj ka të drejtën të kafshojë në ishullin e fundit të moskapjes nga pushteti. Një pragmatizëm i tillë i Lulzim Bashës në kohë tritoli e lufte personale hakmarrjeje dhe asgjësimi me intimidim e shantazhim konfirmon dakordësinë në distancë që opozita që zgjodhi të ardhmen, shikon një tjetër “non grata” në futboll…

Etiketa: Armando Dukabraktisjakryesore2Lulzim Bashastil

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Zgjedhjet e 6 Marsit, zbulohen disa kandidatë të PS-së (emrat)

Zgjedhjet e 6 Marsit, zbulohen disa kandidatë të PS-së (emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com