GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dy ‘gjigandët’ e futbollit zbresin sot në fushë, Brazili dhe Gjermania kërkojnë të shmangin surprizat

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy ‘gjigandët’ e futbollit zbresin sot në fushë, Brazili dhe Gjermania kërkojnë të shmangin surprizat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kupa e Botës 2026 vazhdon sot me dy përballje interesante në kuadër të fazës 1/32, ku në fushë do të zbresin disa nga kombëtaret më të mëdha të futbollit botëror.

Sfida e parë e ditës do të zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin “NRG Stadium” në Texas, ku Brazili do të përballet me Japoninë në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël dhe rivalitet të madh.

Kombëtarja e drejtuar nga Carlo Ancelotti vjen në këtë sfidë si fituese e grupit të saj dhe me moral të lartë pas dy fitoreve bindëse ndaj Haitit dhe Skocisë, që pasuan barazimin zhgënjyes në ndeshjen hapëse me Marokun.

‘Ylli’ i skuadrës mbetet Vinicius Junior, i cili ka udhëhequr repartin ofensiv me paraqitje të shkëlqyera, ndërsa Matheus Cunha dhe talenti i ri Rayan kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e “Seleçaos”.

Ancelotti pritet të besojë sërish te skema 4-3-3, me Casemiron dhe Lucas Paquetan në mesfushë, ndërsa Marquinhos dhe Gabriel do të formojnë çiftin e qendërmbrojtësve.

Megjithatë, Japonia nuk pritet të jetë një kundërshtar i lehtë. Aziatikët kanë treguar organizim të shkëlqyer dhe disiplinë taktike gjatë fazës së grupeve, duke rezistuar ndaj rivalëve të fortë dhe duke fituar me meritë vendin në fazën me eliminim direkt.

Me Kamadan dhe Iton në mbështetje të sulmuesit Ueda, Japonia synon të shkaktojë një tjetër surprizë.

Brazili mbetet favorit në letër, por faza me eliminim direkt nuk fal gabime. Fituesi i këtij dueli do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë.

Ndërkohë, në mbrëmje, nga ora 22:30, vëmendja do të jetë e përqendruar në stadiumin “Gillette Stadium”, ku Gjermania do të sfidojë Paraguajin në një tjetër duel të fazës 1/32.

Gjermania rikthehet në fushë me synimin për të lënë pas humbjen ndaj Ekuadorit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve dhe për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror 2026. Të besuarit e Julian Nagelsmann do të përballen me Paraguain në një duel ku gabimet nuk falen.

Disfata ndaj Ekuadorit ngriti pikëpyetje mbi formën e “pancerave”, të cilët më herët kishin bindur me fitoret ndaj Kuraçaos dhe Bregut të Fildishtë. Tani Gjermania kërkon të tregojë versionin e saj më të mirë në momentin më të rëndësishëm të turneut.

Nagelsmann pritet të rikthejë formacionin e zakonshëm 4-2-3-1, me Antonio Rüdiger në qendër të mbrojtjes dhe mesfushën e përbërë nga Felix Nmecha e Aleksandar Pavlović. Në repartin ofensiv do të mbështetet sërish te Leroy Sané, Jamal Musiala dhe Florian Wirtz, ndërsa Kai Havertz do të jetë pika kryesore e sulmit.

Nga ana tjetër, Paraguai ka arritur deri këtu falë organizimit të fortë mbrojtës dhe suksesit vendimtar ndaj Turqisë. Gustavo Gómez udhëheq prapavijën, ndërsa Miguel Almirón, Julio Enciso dhe Antonio Sanabria do të jenë armët kryesore në kundërsulm.

Gjermania konsiderohet favorite, por Paraguai ka treguar se di të vuajë dhe të godasë në momentin e duhur. Fituesi i kësaj sfide do të përballet në çerekfinale me fituesin e duelit mes Francës dhe Suedisë, duke hapur mundësinë e një supersfide mes Gjermanisë dhe Francës.

 

Etiketa: BrazilGjermani

Lajme të lidhura

E bujshme/ Sergio Aguero nën hetim për pastrim parash për një kartel droge
Sport

E bujshme/ Sergio Aguero nën hetim për pastrim parash për një kartel droge

13:44 - 04/09/26
Armand Duka drejton mbledhjen e Komitetit të Medias të UEFA-s në Lituani
Sport

Armand Duka drejton mbledhjen e Komitetit të Medias të UEFA-s në Lituani

15:17 - 03/09/26
Shqipëria U-15 luan në “Loro Boriçi” ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi, rezultati
Sport

Shqipëria U-15 luan në “Loro Boriçi” ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi, rezultati

13:12 - 03/09/26
Para
Aksidentohet për vdekje polici në pikën kufitare në Vërmicë, arrestohet shoferi nga Shqipëria

Aksidentohet për vdekje polici në pikën kufitare në Vërmicë, arrestohet shoferi nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’
Aktualitet

Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’

17:14 - 04/09/26

Ministria e Mbrojtjes pranon se dy efektivë të Policise Ushtarake kanë marrë pjesë në konfliktin mes dy biznesmenëve në Vlorë....

Lexo më shumë
Alarmi/ Zjarr pranë depos së dinamitit në Qinam të Tiranës

Alarmi/ Zjarr pranë depos së dinamitit në Qinam të Tiranës

16:52 - 04/09/26
Ambasadorja e re e BE nis punën, ja mesazhi i parë për integrimin

Ambasadorja e re e BE nis punën, ja mesazhi i parë për integrimin

16:44 - 04/09/26
Zjarri në Qafën e Koshovicës, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

Zjarri në Qafën e Koshovicës, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

16:33 - 04/09/26
Qeveria ndryshon ligjin, ndërtuesit e objekteve të konfiskuara nuk do të lejohen t’i blejnë në ankand

Qeveria ndryshon ligjin, ndërtuesit e objekteve të konfiskuara nuk do të lejohen t’i blejnë në ankand

16:21 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com