GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Brdaric: Gati për “luftë”, t’u realizojmë ëndrrën gjithë shkodranëve

16:59 - 18/05/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Brdaric: Gati për “luftë”, t’u realizojmë ëndrrën gjithë shkodranëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia është gati për gjysmëfinalen e Final 4 përballë Egnatias, të dielën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Fitorja është alternativa e vetme për ekipin kuqeblu, që është gati ta sigurojë atë përballë skuadrës më të fortë deri në këtë pikë të sezonit.

Në stadium do të dominojnë tifozët e shumtë shkodranë, të cilët ëndërrojnë titullin kampion. Që u mungon prej vitit 2001. Në deklaratën e dhënë përpara ndeshjes, tekniku Thomas Brdaric theksoi se ai dhe djemtë e tij janë gati për luftë.

Për të fituar dhe për të gëzuar tifozët e zjarrtë. Nëse ia del, Vllaznia do të përballet me Partizanin në finalen e madhe të 26 majit në “Air Albania”, aty ku do të shpallet edhe skuadra kampione e edicionit 2023/2024.

“Atmosfera është shumë e mirë. Jemi përpara një ndeshjeje shumë të madhe. Të gjithë duam ta kalojmë me sukses këtë sfidë. Jemi shumë të motivuar dhe gati për të bërë diçka të veçantë në jetën tonë.

Egnatia? Do të bëjmë më të mirën tonë. Kemi luajtur kundër Egnatias, por ishim në situatë tjetër. Është një ndeshje e hapur. Të dy ekipet do të luftojnë për të kaluar në finale.

Problem që na nevojitet vetëm fitorja? Jo, jemi mirë në balancë. Kemi gjithë ekipin gati, ndjesia është e mirë. Të punojmë mirë në të dy fazat e lojës. Këto ditë kemi punuar për planin e mundjes së Egnatias. Shpresojmë të jemi të suksesshëm.

Duhet të jemi gati për luftë. Është ‘Final 4’, situatë e vështirë për gjithë ekipet. Nuk është e lehtë as për të luajtur për barazim, kështu që të dy ekipet do të zbresin në fushë për fitore.

Taktika? Na duhet një komunikim sa më i mirë më ekipin, që e kemi. Është e shkurtër koha që po punojmë bashkë, por do ua thjeshtojmë gjithçka lojtarëve. Do të fokusohemi në gjëra sa më të thjeshta.

Pika më e fortë e Vllaznisë? Mentaliteti, qëndrimi të gjithë bashkë dhe tifozët. Na duhen të gjithë lojtarët, më shumë se 11 lojtarë. Të jemi me mendjen e duhur.

Titulli? Është shumë mirë të kesh ëndrra. Të gjithë tifozët kanë ëndrrën e titullit. Le ta bëjmë për Vllazninë dhe gjithë tifozët. Jemi përpara objektivit të titullit. Nuk kemi kohë për të menduar, thjesht të përqendrohemi te ndeshja.

Tifozët? Jam shumë i lumtur që shumë tifozë do të vijnë të na mbështetin. Do të jenë pas nesh si një mur. Të gjithë bashkë mund të arrijmë gjëra të mëdha. Uroj sukses maksimal për Vllazninë. Na duhet edhe fati në momentin e duhur, por le të punojmë për fatin”, u shpreh trajneri kroato-gjerman.

Lajme të lidhura

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)
Breaking Views

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)

23:34 - 12/01/26
Reali i Madridit shkarkon Xabi Alonson pas humbjes së Superkupës, ja kush e zëvendëson
Breaking Views

Reali i Madridit shkarkon Xabi Alonson pas humbjes së Superkupës, ja kush e zëvendëson

20:39 - 12/01/26
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn
Sport

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn

11:27 - 12/01/26
Para
Reus përshëndet Dortmund-in: Është koha t’ua kalojmë stafetën lojtarëve të rinj

Reus përshëndet Dortmund-in: Është koha t’ua kalojmë stafetën lojtarëve të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident I shumëfishtë në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete të tjera
Aktualitet

Aksident I shumëfishtë në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete të tjera

08:58 - 13/01/26

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali...

Lexo më shumë
Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor

Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor

08:41 - 13/01/26
Operacion rekord në historinë e Spanjës, kapen10 tonë kokainë që ishin fshehur mes  kripës

Operacion rekord në historinë e Spanjës, kapen10 tonë kokainë që ishin fshehur mes kripës

08:35 - 13/01/26
Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit

08:26 - 13/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com