GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bregdeti në pisllëk, Blendi Gonxhe u ndan tenderin 2 miliardë lekë Shkëlqim Fushës dhe Arbër Abazit

18:17 - 25/06/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Bregdeti në pisllëk, Blendi Gonxhe u ndan tenderin 2 miliardë lekë Shkëlqim Fushës dhe Arbër Abazit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse e shihni bregdetin të papastër këto ditë vere, përgjegjës janë këta personazhe: Blendi Gonxhe, Ministër i Ekonomisë që ka në varësi Operatorin e Blerjeve të Përqendruara (bën prokurimin); Shkëlqim Fusha pronari i “Fusha” Shpk, operator përfitues i kontratës për pastrimin e bregdetit; Arbër Abazi, pronar i “Alko Impex” shpk, që u shpall fitues i tenderit për pastrimin e plazheve dhe shëtitoreve buzë detit.

Gonxhe e organizoi tenderin për llogari të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, drejtor i së cilës është Ledion Lako. Ky duhet të mbikëqyrë zbatimin e kontratave që lidhi Gonxhe. Ndërkaq, në xhepat e dy oligarkëve shkojnë më tepër se 2 miliardë lekë që është fondi i përcaktuar për pastrimin.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i Pastrimit të Zonës Bregdetare për Bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë” e ndarë në lote.

Tenderi fiktiv, ku Fusha përfitoi 1 miliard lekë

Pjesën e luanit e ka marrë “Fusha” shpk përmes një procedure fiktive. Tenderin për “Loti 2: Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier”

Fondi limit që ka përllogaritur Agjencia Kombëtare e Bregdetit është 205,461,400.89 lekë, pa TVSH. Nga kjo shifër, pjesa Fushës është 101,102,469.99 lekë pa tvsh. Megjithatë, vlera totale përfundimtare e kontratës është fiksuar në 102,272,796 (me TVSH) lekë.

Tenderi është mbajtur më 16 prill 2025, ndërsa fituesi është bërë publik më 12 maj 2025.

Por ç’ndodhi ditën e mbajtjes së tenderit? Nuk u zhvillua një procedurë në frymën e ligjit për prokurimet, por ishte organizuar një farsë.  Nga tre pjesëmarrës, në tender, njëri ishte me propozim zero lekë, tjetri nuk kishte paguar sigurimin e ofertës, ndërsa i treti ishte “Fusha” shpk që përfiton më tepër se 1 miliard lekë.

Operatorët konkurrues      ishin  “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” shpk e Arbër Abazit, që kishte “harruar të paguante sigurimin e ofertës; FUSHA shpk dhe Luan Spahija (Person Fizik) që u llogarit si ofertë zero lekë.

Siç shihet në dokument, “FUSHA” shpk është me ofertë fituese 85 227 330,00 lekë pa TVSH. Duke mos pasur as konkurrencë, as ankesa, as pengesa, më datën 5 qershor 2025 është firmosur kontrata që e ka kohëzgjatjen 93 ditë.

Kujtojmë se në 24 prill 2025, kur merrte këtë kontratë, biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ndaj tij është vendosur nga gjykata e Posaçme masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” pasi dyshohet se ka marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.

Nga Vlora në Sarandë dhe Velipoja, dy tenderat e paracaktuar për Arbër Abazin

Ndërkaq, pjesa tjetër e parave ishte ndarë për Arbër Abazin, nipin e ish-deputetit të PS-së, Sadri Abazi.

Pra, “Loti 3: Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë” u përfitua nga kompania e Abazëve “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” shpk. Vlera e fondit limit për këtë shërbim është 82 994 307,00 lekë pa TVSH.

Tenderi është mbajtur në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën zyrë, por në këtë rast pjesëmarrës është vetëm “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” shpk.

Fituesi është shpallur më 14 maj 2025 pa asnjë lloj gare siç është fryma e ligjit. Ndërkohë Open Data Albania e ka shënuar këtë tender me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Vlera totale përfundimtare e kontratës është 84,787,683.96 (me TVSH) Lekë. Por nuk mbyllet me kaq. Është edhe tenderi i pastrimit të bregdetit të Velipojës.

Më konkretisht është “Loti 1 – Shërbimi i Pastrimit të Zonës Bregdetare për Bashkinë Shkodër” me fond limit 21,364,622.98 lekë pa tvsh ose 214,870.99 euro pa tvsh.

Edhe ku tender ishte rezervuar për kompaninë e Arbër Abazit “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” shpk. Theksojmë se vlera e kontratës së firmosur në 5 qershor 2025 është 19,479,433.82 (me TVSH) Lekë.

Ky shërbim konsiston në largimin e mbetjeve të depozituara në kontejnerët dhe depozitimin e tyre në landfille.

Autoriteti kontraktor ka përcaktuar në kontratat me bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Divjakës, Fierit, Vlorës, Himarës dhe Sarandës, numrin e kontejnerëve, zonat ku do te vendosen si edhe frekuencën e tërheqjes së tyre (2 herë në ditë, përgjatë fashës orare 18:00-06:00, gjatë 93 ditëve të sezonit turistik, pra përgjatë periudhës 15 Qershor-15 Shtator 2025).

Po ashtu shërbimi përfshin mirëmbajtjen dhe pastrimin me punëtorë tek shëtitoret e plazheve, trotuaret e rrugëve kryesore dhe sheshet brenda zonës së plazheve.

KLSH: Problemi nis nga përcaktimi i fondit limit

A do të jenë të pastra plazhet? Duke parë se sa e dyshimtë është shpërndarja e parave tek këta dy oligarkë, pritshmëria është që gjërat të mbeten siç kanë qenë. Në 4 qershor 2022, Agjencia Kombëtare e Bregdetit finalizonte tenderin e hapur, mbi kufirin e lartë monetar, me objekt “Shërbim pastrimi i zonës bregdetare, për Bashkitë Durrës, Sarandë, Kavajë, Himarë”.

Në këtë procedurë të firmosur nga drejtori Ledion Lako kanë marrë pjesë “FUSHA” me ofertë në vlerën 86.411.340 lekë pa TVSH. Gjithashtu, edhe kompania “ALKO-IMPEX GENERAL CONSTRUCION” me ofertë në vlerën 89.792.100 lekë, pa TVSH”. Janë të njëjtit biznesmenë që zhvatin thesarin e shtetit në bashkëpunim me këtë drejtor. Pse duket të besojmë se plazhet do të pastrohen këtë vit?

Në mars 2025, kur mbahej ky super tender, KLSH publikoi një raport ku delte se Agjencia Kombëtare e Bregdetit, jo vetëm nuk bën kontrollin e plazheve, por abuzon me fondet. Nga auditimi u konstatua se, në procedurën e prokurimit të kontratës së shërbimit me objekt: ‘’Pastrimi i zonës bregdetare për Bashkitë Durrës, Sarandë, Kavajë dhe Himarë” për vitin 2023, shkeljet kanë nisur qysh në fazën e përllogaritjes së fondit limit. “Përzgjedhja e ekspertit të jashtëm për kryerjen e justifikimit të fondit limit nuk i është nënshtruar procedurave të konkurrimit, në kundërshtim me Udhëzimin nr. 5, datë 25.06.20211“Për blerjet me vlera të vogla dhe zhvillimi nëpërmes sistemit elektronik”, por përzgjedhja e tij është bërë drejtpërdrejtë me një kontratë të përkohshme pune”, raporton KLSH.

Jo vetëm kaq, por drejtori Lako nuk zbaton masat disiplinore që ka vendosur KLSH.

“I ri-kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, në vlerësim të parregullsive të konsideruara nga ana jonë, të urdhërojë fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore për personat përgjegjës të atakuar në Raportin Përfundimtar të Auditimit. Ri-kërkohet përmbushja e plotë e tyre brenda vitit 2025”, theksohet në raport.

Pra, mos prisni që kjo agjenci të kontrollojë zbatimin e kontratës 2 miliardë lekë me Arbër Abazin dhe Shkëlqim Fushën, përndryshe nuk do të ishte kjo situatë e papastërtisë në bregdet.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: arber abaziBlendi GonxheLedion LakoShkelqim Fushatender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Merr flakë autobusi i turistëve në Belsh, banorët fikin zjarrin me kova me ujë

Merr flakë autobusi i turistëve në Belsh, banorët fikin zjarrin me kova me ujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com