GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport Qatar 2022

Brenda ‘fshatit të tifozëve’ në Katar, paguajnë 175 £ për një natë

18:20 - 21/11/22
në Qatar 2022, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Brenda ‘fshatit të tifozëve’ në Katar, paguajnë 175 £ për një natë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

‘Është ende në ndërtim e sipër dhe gjatë ditës është si një ferr atje! Është shkretëtirë dhe është shumë nxehtë’.

Kështu e përshkruan Shogo Nakashima, një tifoz 31-vjeçar nga Japonia, qëndrimin e tij në fshatin e tifozëve në Katar në veri të Dohas.

Ai do të qëndrojë për 2 javët e ardhshme aty, ndërsa në disa zona enda vijohet dhe punohet.

“Nuk mund ta ndryshoj vendin ku të qëndroj tani, kështu që duhet ta pranoj atë dhe të pres ndeshjen e Japonisë”, tha ai. “Unë do të jem këtu vetëm për të fjetur. Do të dal dhe do të eksploroj qytetin – nuk dua të qëndroj këtu.”

Shumë kohë përpara se shumica e tifozëve të mbërrijnë në vend, kishte indikacione se gjërat mund të mos ishin siç priteshin.

Vinçat e ndërtimit arrijnë deri lart në qiell dhe punëtorët janë të zënë me punë që variojnë nga shtrimi i gurëve të trotuarit deri te dritat e instalimeve elektrike.

Ka 1800 tenda, secila mund të strehojë dy persona.

Tifozët nga Spanja

Pedro dhe Fatima jetojnë në Spanjë, por janë taje për të brohoritur për Meksikën. Ata u martuan në prill dhe ky udhëtim është pjesë e muajit të mjaltit.

“Kjo kushton rreth 175 £ një natë. Për të qenë i sinqertë, nuk ishte ajo që prisja. Kur shihni fotot dhe lexoni përshkrimin dhe është Kupa e Botës FIFA, dhe pret pak cilësia”, tha Pedro.

“Kjo është si një bujtinë nën nivelin që mund ta gjesh në të gjithë botën. Është si të jesh në një serë, kështu që nuk mund të flinim pas orës 9 të mëngjesit edhe pse ishim të rraskapitur për shkak të fluturimit”, shtoi ai.

Tendat, prej plastike të trashë, përmbajnë secila dy krevate teke dhe një komodinë me një llambë. Një shtresë e hollë tapeti e mbështetur mbi rërë dhe një ventilator i vetëm elektrik plotëson paraqitjen e dhomës.

“Nuk ka asnjë organizatë, askush nuk di asgjë”, tha Fatima për BBC Sport.

“Dyqanet janë të mbyllura, nuk ka ujë të pijshëm. Kjo nuk është me të vërtetë, padyshim, ajo për të cilën kemi paguar”, u shpreh ajo. Ndërsa ecim përreth, të gjithë me të cilët flasim kanë mendime të ngjashme.

Tifozi nga Franca

Për disa, realiteti i situatës kërkon veprime më drastike.

Djamal, i cili ka udhëtuar nga Parisi, ka paguar rreth 2,700 £ për një qëndrim tre-javor në fshatin e tifozëve – por pas më pak se 24 orësh në vend, ai po paketon valixhet dhe po shkon për në dalje.

“Për mua nuk është një përvojë e mirë. Nuk ka xhel dushi, furçë dhëmbësh, pastë dhëmbësh”, tha ai.

Djamal tregoi gjithashtu fletën e tij të konfirmimit të rezervimit dhe faktin që ai mendoi se po shkonte në një hotel.

Një avantazh, megjithëse i vogël, është se stafi këtu është entuziast, i dobishëm dhe gjithmonë i buzëqeshur.

Një shëtitje e shkurtër nga fshati i tifozëve është parku i tifozëve të klubit të plazhit. Ka një ekran të madh ku do të tregohen ndeshjet dhe ku do të jetë në shitje alkooli.

Me vend, duke pasur parasysh njoftimin e fundit për ndalimin e tij në stadiume.

Grumbullimet e materialit ndërtimor janë të shpërndara rreth zonës, dhe ka një zhurmë të vazhdueshme të automjeteve në lëvizje dhe zhurmë metalike ndërsa janë ngritur struktura.

Etiketa: boterorikatar

Lajme të lidhura

Lufta për kreun! Vetëm pak orë para supersfidës Elbasani – Vllaznia, policia merr masa ekstreme
Sport

Lufta për kreun! Vetëm pak orë para supersfidës Elbasani – Vllaznia, policia merr masa ekstreme

12:47 - 27/04/26
Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb
Sport

Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb

11:08 - 27/04/26
Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam
Breaking Views

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam

23:25 - 26/04/26
Para
Irani lë pasoja te Anglia, Harry Maguire  “alarmon” tifozët

Irani lë pasoja te Anglia, Maguire “alarmon” tifozët

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit
Botë

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit

15:31 - 27/04/26

Një sulm në një mbrëmje gala’, ku morën pjesë presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe zyrtarë të lartë, ka vënë...

Lexo më shumë
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

15:07 - 27/04/26
Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet!

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet!

14:45 - 27/04/26
Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve

14:35 - 27/04/26
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

14:30 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com