GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Brenda muajit Adriatik Mema i fal 2 tendera “Kastratit”, 135 NLN lekë pa garë

12:35 - 26/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Brenda muajit Adriatik Mema i fal 2 tendera “Kastratit”, 135 NLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, nuk pyet për ligjin mbi prokurimet, kur është fjala për Shefqet Kastratin. Kështu, ndikimi i oligarkut të naftës paska mbërritur deri në Skrapar. Këtë herë, Mema do të furnizojë me naftë bashkinë dhe disa njësi shërbimi, prandaj doli në skenë “Kastrati” shpk.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Blerje nafte për administratën, për ujitje-kullimin dhe për zjarrfikësen për vitin 2024’, gara për të cilin është hapur më datë  9 shkurt 2024 dhe është mbyllur më 20 shkurt 2024. Pra, 11 ditë i kanë mjaftuar Memës që të vendosë se kë do të kontraktojë për furnizimin me naftë.

Kryebashkiaku sigurisht nuk ka menduar fare për plotësimin e kritereve dhe kursimin fondit, por për interesin e oligarkut të naftës.

Këtë e shohim nga fakti që me shumë nxitim Mema ka firmosur kontratën me firmën ‘Kastrati” shpk, pa patur oferta konkurruese. Siç duket nga dokumentet, në tender ka marrë pjesë vetëm Shefqet Kastrati dhe ka paraqitur një ofertë sa 100% e fondit limit. Në këto kushte, në respekt të rregullave, procedura duhej të anulohej.

Konkretisht, në këtë tender nuk ka konkurrencë dhe bëhet fjalë për një ofertë të shtrenjtë, që shkel rregullat bazë të procedurave tenderuese. Çfarë e pengonte Memën të rishpallte tenderin në pritje të ofertave të përshtatshme? Nuk ka asnjë urgjencë, por vetëm shpërdorim të fondit me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e bashkisë.

Kontrata është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamurin e kuq”. Monitoruesi e përdor këtë shenjë për të treguar riskun nga korrupsioni.

 

Në fillim këtij muaji, Gijotina.com raportoi se “Kastrati” mori 98 milionë lekë “dhuratë” për Shën Valentin nga Bashkia Skrapar.

Edhe ai tender u zhvillua në shkelje të ligjit, mban “flamurin e kuq” për mungesë konkurrence, po ashtu për furnizim me karburant.

Kryebashkiaku ndërkohë ka probleme për të sqaruar në SPAK. Adriatik Mema, është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga dy qytetarët Adriana Qevani dhe Miranda Bakiasi, të përfaqësuar nga studio ligjore e avokatit Arben Llangozi.

Kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas kallëzimit penal të depozituar në SPAK, kryebashkiaku Mema ka favorizuar nëpërmjet mosveprimit Shoqërinë “Topi – Eki” sh.p.k. dhe shtetasin Anesti Topi, të cilët po ashtu janë kallëzuar në SPAK dhe akuzohen për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Thuhet se Adriatik Mema ka lejuar shtetasin Anesti Topi, të shkatërrojë një parcelë toke prej 5.3ha tokë pyll 50-vjeçar me dru AHU dhe Panjë, të ndodhur në Komunën Leshnje, Skrapar. Sipas kallëzuesve, kjo tokë po shfrytëzohet në mënyrë të kundërligjshme dhe të padrejtë nga të kallëzuarit shoqëria “Topi – Eki” sh.p.k. dhe shtetasi Anesti Topi, të cilët janë favorizuar nga institucionet ligjzbatuese por edhe nga ana e Bashkisë së Skraparit. Referuar dokumentit të publikuar nga Avokati Arben Llangozi, i kallëzuari kryebashkiaku socialist Adriatik Mema ka lejuar hapjen e gurores (e cila vepron si pikë mermeri) në shkelje të hapur të ligjit dhe pa një proces të ligjshëm.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimadritaik memaKastratitender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
“Nuk e vrava unë babanë”, Hysen Meta para gjykatës: E qëlloi motra

“Nuk e vrava unë babanë”, Hysen Meta para gjykatës: E qëlloi motra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com