GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Breshëri” kërkesash për përjashtimin e Etleda Çiftes pasi SPAK e mori të pandehur por s’kërkoi pezullimin nga detyra

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Breshëri” kërkesash për përjashtimin e Etleda Çiftes pasi SPAK e mori të pandehur por s’kërkoi pezullimin nga detyra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno
Një “breshëri” përjashtimesh, nga trupat e gjykimit në KPK-ë po ndodh ndaj komisionerës së “Vettingut”, Etleda Çiftja, e cila tashmë është faktuar dhe pranuar nga vetë institucioni ku punon, se është marë e pandehur për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Deklarimit të remë të pasurisë”.
Megjithëse statusi juridik i Etleda Çiftes, ishte “E PANDEHUR” dhe domosdoshmërisht duhej që më kërkesë të SPAK, të pezullohej nga funksioni i saj si komisionere, çuditërisht Çiftja vijonte punon normalisht madje duke gjykuar prokurorë dhe gjyqtarë.
Rast i rallë në jurisprudencën botërore, ku mund të ndodhi vetëm në Shqipëri, pasi i pandehuri gjykon gjyqtarin dhe prokurorin. Ndërsa në gjithë universin formula e gjykimit është se gjyqtari, gjykon të pandehurin.
Loja e përjashtimit në seri të Etleda Çiftes, fillimisht u hap nga avokati Arben Llangozi, i cili në KPK-ë mbronte interesat juridike të subjektit të rivlerësimit, gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri.
Gjatë seancës dëgjimore ku palët duhet të jepnin parashtrimet, avokati Llangozi i bëri një pyetje komisioneres Etleda Çiftja,nëse ajo ishte marë e pandehur apo jo nga SPAK?
Komisionerja nuk ju përgjigj, pyetjes së Llangozit por ky i fundit i kujtoi Çiftes se kishte detyrimin ligjor para ligjit dhe shqiptarëve,të tregonte të vërtetën nëse ishte marë e pandehur ose jo?
Nisur nga kjo situatë, Llangozi ju drejtua relatorës së komisionit të gjykimit,Pamela Qirko, duke kërkuar përjashtimin e Etleda Çiftes, pasi prezenca e saj në këtë gjykim, cënon jo vetëm besimin e publikut por bie në kundërshtim me normat ligjore për një proces të drejtë dhe të rregullt.
Kërkesa e Llangozit u pranua qysh në datën 14 qershor, duke vendosur përjashtimin e Çiftes nga trupa e gjykimit, e bashkë me të iku dhe kryesuesi Roland Ilia.
Por tashmë loja e hapur nga Llangozi,po shkon drejt një efekti domino. Kjo pasi Etleda Çiftja është duke u përjashtuar në të gjitha kolegjet e gjykimit ku është zgjedhur.
Dhe dukshëm atë që në fakt, duhet t’ja bënte SPAK-u por në fakt nuk po ja bën, po e realizojnë avokatët dhe subjektet e rivlerësimit, duke kërkuar përjashtimin e Çiftes në gjykimet e tyre.
Jo më larg se pak ditë më parë, ka qënë gjyqtari i Tiranës Altin Abdiu,i cili si Llangozi kërkoi përjashtimin e Etleda Çiftes. Komisioni i ngritur për gjykimin e kërkesës së Abdiut vendosi të pranojë kërkesën e tij, duke urdhëruar përjashtimin e Çiftes.
Të njëjtën praktikë juridike janë duke kryer edhe avokatë të tjerë, të cilët kërkojnë përjashtimin e Çiftes, pasi prezeca e saj në Vetting në një kohë kur është marë dhe e pandehur nga SPAK, cënon rëndë besimin e publikut dhe njëherësh ligjin.
Por ajo që do ishte e drejtë të ndodhte dhe që duhet ligjërisht të ndodhë sipas ligjit penal, është fakti se prokuroria e posaçme SPAK, duhet ti drejtohet me një kërkesë gjykatës së posaçme, duke kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Pezullim nga detyra” të komisioneres.
Rasti i Etleda Çiftes, është një rast i përsëritur pasi dhe komisionerë të tjerë,janë marë të pandehur nga prokuroria, dhe më pas është bërë pezulimi i tyre.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Negociatat e Shqipërisë për BE-në, Berisha: Gjithçka ndaloi në vitet e qeverisjes së Edi Ramës

Negociatat e Shqipërisë për BE-në, Berisha: Gjithçka ndaloi në vitet e qeverisjes së Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com