GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Brexit”, BE refuzon Britaninë e madhe për tregtinë me Irlandën e Veriut

15:49 - 08/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Brexit”, BE refuzon Britaninë e madhe për tregtinë me Irlandën e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngërçi i krijuar mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe pas Brexit, duket se nuk ka zgjidhje. Bashkimi Evropian dhe Britania duhet të zgjidhin problemet tregtare të Irlandës së Veriut duke përdorur protokollin e rënë dakord mes tyre. Këtë gjë e ka bërë të ditur koordinatori i BE-së për Brexit, pasi refuzoi kërkesën e Britanisë për rinegocim. Nënkryetari i Komisionit Maros Sefcovic tha se ishte absolutisht i bindur se zgjidhjet e mira mund të gjendeshin brenda protokollit.

“Le të përqendrohemi në atë problem. Le të mos përpiqemi të rinegociojmë protokollin. “Ky nuk është aspak qëllimi ynë dhe besoj se ne mund të gjejmë një zgjidhje të mirë për çështjet e pazgjidhura,” – tha Sefcovicnë një konferencë shtypi.

Komisioneri, i cili mbikëqyr marrëdhëniet e BE -së me Britaninë pas largimit nga blloku, do të takohet sot me kryeministrin irlandez Micho Martin dhe do të vizitojë Irlandën e Veriut nesër.

Ai tha se qëllimi është të zbulohen nga politikanët, biznesmenët dhe anëtarët e shoqërisë civile problemet specifike që ka krijuar Brexit dhe beson se ka mjaft kreativitet dhe mirëbesim për t’i zgjidhur ato.

Sipas protokollit, Britania ka rënë dakord të mbajë disa rregulla të BE-së në Irlandën e Veriut dhe të pranojë kontrolle mbi produktet që vijnë nga pjesë të tjera të MB. Londra që atëherë ka thënë se kjo rregullore nuk funksionon dhe se dëshiron ta ndryshojë atë.

Kryeministri britanik Boris Johnson përsëriti sot qëndrimin e qeverisë së tij, duke i thënë Parlamentit se protokolli, në mënyrën se si zbatohet, nuk mbron marrëveshjen e paqes të së Premtes së Mirë.

Etiketa: BEbrexitBritania e Madhetregtia

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
A do të ribashkohet Pussycat Doll? Nicole Scherzinger ju përgjigjet fansave

A do të ribashkohet Pussycat Doll? Nicole Scherzinger ju përgjigjet fansave

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com