GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Brexit/ Sunak dhe Von der Leyen takohen për Irlandën e Veriut

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Brexit/ Sunak dhe Von der Leyen takohen për Irlandën e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zhvillojnë bisedime finale për një marrëveshje të re, pas Brexitit, për Irlandën Veriore.

Ata do të takohen në mesditën e së hënës për të diskutuar sfida komplekse, kanë thënë zyrtarë të zyrës së Sunakut.

Mbretëria e Bashkuar dëshiron të ndryshojë marrëveshjen aktuale – e cila parasheh kontrollimin e disa mallrave kur ato hyjnë në Irlandën Veriore nga pjesë tjera të Britanisë së Madhe.

Një marrëveshje e re është duke u pritur prej kohësh.

Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka thënë më herët se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian janë shumë afër marrëveshjes dhe që blloku evropian i ka tejkaluar disa çështje.

BE-ja rinis veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe për një projektligj që do të anashkalonte pjesë të traktatit mbi marrëveshjen e Brexit.

Zyrtarët britanikë kanë thënë se deri më tani janë zhvilluar qindra orë bisedime dhe se është arritur përparim konstruktiv.

Marrëveshja

Marrëveshja e ashtuquajtur, Protokolli i Irlandës Veriore, është nënshkruar nën udhëheqësinë e ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson, teksa Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian.

Sipas marrëveshjes, Irlanda Veriore ka vazhduar të ndjekë disa ligje të BE-së, ashtu që mallrat të mund të transportohen lirshëm në kufirin e Republikës së Irlandës, pa kontrolle.

Mirëpo mallrat që nisen nga Anglia, Skocia dhe Uellsi kontrollohen kur të arrijnë në portet e Irlandës Veriore.

Kritikët besojnë se një marrëveshje e tillë zvogëlon pozicionin shtetëror brenda Mbretërisë së Bashkuar, si dhe aftësinë për të kryer tregti.

Britania është larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020, pas një referendumi kundër anëtarësisë në këtë bllok.

Ajo ka qenë pjesë e bllokut evropian prej 1 janarit të vitit 1973.

 

Etiketa: der leyenIrlandeSunak

Lajme të lidhura

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Aktualitet

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Para
DASH: Propozimi i BE, mundësi për popullin e Kosovës dhe Serbisë

DASH: Propozimi i BE, mundësi për popullin e Kosovës dhe Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec, ku një mjet tip kamionçinë ka humbur kontrollin dhe është...

Lexo më shumë
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Kutia me euro në vilën e Ballukut në Dhërmi/ Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë. Kryeministri mbron korrupsionin!

“Asambleja e terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshëm me 5 akuza dhe 13 vepra penale

13:53 - 14/11/26
Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

13:36 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com