GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BRICS, aleanca e madhe që po sfidon hegjemoninë amerikane

21:58 - 27/05/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
BRICS, aleanca e madhe që po sfidon hegjemoninë amerikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në emisionin Money, u pasqyrua lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në ekonomi.

Rruga tjetër për t’i shpëtuar drynit të firmave më të mëdha perëndimore është aktivizimi i aleatëve të rinj.  Kjo, për të treguar dhëmbët ndaj perëndimit dhe për të mos shfaqur shenja dobësie, Putini dhe diplomatët rusë po aktivizojnë lidhjet e vjetra me partnerë që ndihen më të largët me SHBA-të dhe Europën, ose më saktë me dollarin dhe euron. Kjo është aleanca BRICS.

Ish-ushtaraku Dritan Goxhaj deklaroi për Money: “Me fillimin e luftës dhe vendosjen e sanksioneve shohim ndryshime. Vendet e BRICS dhe të tjera nuk pranojnë të bëjnë transaksione me dollarë. Arabia dhe Meksika deklarojnë se nuk do të bëjnë tregti me dollarë. Kemi reduktim të një rendi të vjetër dhe pas 5-10 vitesh sanksionet nuk do funksionojnë, sepse nuk mund t’i vendosësh sanksione një vendi që nuk përdor paranë tënde. Pra, do të kemi atë që thotë Hungtintoni, një përplasje civilizimesh shumë shpejt në të ardhmen. Ndërsa për përfundimin e luftës, të gjitha luftërat përfundojnë me marrëveshje politike”.

Akronimi BRIC, i marrë nga gërmat e para të Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës, është krijuar në vitin 2001 nga ish-kryeekonomisti i Bankës Ndërkombëtare të Investimeve, Goldman Sachs. Në atë kohë këto katër vende kishin nivel të lartë të zhvillimit ekonomik dhe etiketa BRIC fliste për optimizmin ekonomik për të ardhmen e këtyre vendeve.  Në vitin 2014, vendet e BRICS-it, bashkë me anëtarin e ri, Afrikën e Jugut, krijuan me një kapital fillestar prej 50 miliardë dollarësh bankën New Development, si bankë alternativë ndaj Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Qëllimi i BRICS është pikërisht një nga këto përpjekje. Unë nuk do ta quaja zyrtare, pasi BRICS funksionon si një organizatë vullnetare ose si një bashkim më tepër për Show, se sa një organizim dhe bashkim i mirëfilltë interesash politike dhe ekonomike, Pra nuk funksion si një konfederatë zyrtare shtetesh, pra nuk ka një platformë politike dhe ekonomike. Pra nuk ka një monedhë të përbashkët. Pra, janë më tepër propozime se si të koordinojmë politika antiamerikane”, deklaroi Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, UET.

Interesimi për anëtarësim në vendet e BRICS-it ka qenë i madh, dhe kësaj platforme deri më sot kanë kërkuar t’i bashkohen gjithsej 19 shtete, përfshirë Arabinë Saudite, Nigerinë, Meksikën, Algjerinë e Argjentinën. Por, duke parë zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve, pothuajse që të gjithë kanë mbetur pezull në Prodhimin e Brendshëm Bruto, me përjashtim të Kinës, e cila e ka trefishuar brenda një dekade. Sot Kremlini po kërkon ta trumbetojë fort këtë aleancë, edhe si një rrugëdalje nga izolimi ndërkombëtar me shumicën e kartonëve kundër, në çdo rezolutë që është votuar pas agresionit ushtarak.

Arian Starova, President i Këshillit Atlantik të Shqipërisë deklaroi: “Nuk besoj që aleatët e Rusisë janë të tillë që do të mbështesin deri në fund, sepse të gjitha vendet që Rusia ka apo pretendon të ketë lidhje nuk mund ta ndjekin deri në fund aventurën e Rusisë. Të gjithë janë anëtarë të OKB-së dhe OKB një nga parimet e rëndësishme ka mosprekjen e kufijve me dhunë”.

“Në qoftë se do të mbledhim monedhat më të besueshme dhe më të forta, përveç dollarit amerikan dhe euros që përbëjnë 82% të rezervave globale, kemi dhe monedha të vendeve të tjera me ekonomi të avancuara, që po t’i grumbullojmë bashkë përbëjnë rreth 90% të rezervave valutore të botës”, tha Elvin Leka/Euronews

Etiketa: aleancaBRICSSHBA

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com