GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Brilant Martini, autori i vrasjeve të 2 efektivëve/ Saga e krimeve që përfundoi në gjak

16:44 - 17/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Brilant Martini, autori i vrasjeve të 2 efektivëve/ Saga e krimeve që përfundoi në gjak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Atentati që ndodhi ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë 3 persona duket se ka lidhje me një sërë ngjarjesh të ndodhura më parë ku janë të përfshirë dy viktimat nga ngjarja e sotme.  Pasi Dikeln Vata dhe Brilant Martinaj janë emra të njohur për policinë. Ata janë përfshirë në disa vrasje më parë, një sagë krimesh e vrasjesh që përfundon sërish me gjak ditën e sotme. përveç vrasjes së efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela, një tjetër ngjarje ku është dyshuar Brilant Martinaj, i cili u vra sot, ka të bëjë me vrasjen e ish-oficerit të policisë Xhelal Reçi. Brilant Martinaj ishte një prej personave të dyshuar.

Nga vrasja e ish-policit Xhelal Reçi ka pasur disa vrasje që besohet se kanë qenë lidhje e Brilant Martinaj dhe kushëririt të tij të parë Ervis Martinaj, edhe ky i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Hetuesit dyshojnë se pikërisht Brilant Martinaj ka qenë shënjestra e atentatit për shkak të ngarkesës penale që ka pasur dhe implikimit në disa krime.

Nga ana tjetër dyshohet se 30-vjeçar Diklen Vata që ndodhej në makinë me Brilant Martinaj nuk u prek nga plumbat sa ka qenë në automjet, por është qëlluar pasi ka dalë. Deri më tani janë sekuestruar 60 gëzhoja, që dëshmon për një intensitet të madh të sulmit dhe ekzekutorët kanë qenë të vendosur për çuarjen deri në fund të detyrës së tyre. Emrat e Brilant Martinajt dhe Besmir Hoxhës të cilët janë djegur brenda makinës që shpërtheu në flakë pasi u qëllua me automatik, kanë dalë pas të dhënave dhe interesimit të vetë të afërmeve të tyre që e kanë ditur se janë në shoqërinë e Diklen Vatës.

 

Saga e vrasjeve të miqve të Ervis Martinajt

Më 13 nëntor 2021 mbeti viktimë e një atentati Eriger Mihasi, i njohur si shok i Ervis Martinajt. Mihasi kishte qenë disa herë i arrestuar dhe shpallur në kërkim për grabitje dhe ngjarje të tjera kriminale. Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Ai kishte qenë i arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Në qershor të 2020, Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut. Mihasi ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari.

 Vrasja e Santiago Malkos

Santiago Malko u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019 teksa u qëllua në makinën e tij BMË X5. Santiago Malko ish-punonjës policie kishte qenë më parë i arrestuar. Në lidhje me vrasjen e tij është arrestuar Blendi Teta.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok në 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato

Etiketa: AtentatiBrilant MARTINAJdetajeFushe KrujeKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
E njëjtë me atë të viktimave, ky është automjeti i masakrës së Fushë-Krujës

E njëjtë me atë të viktimave, ky është automjeti i masakrës së Fushë-Krujës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com