GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Britani/ Protesta masive kundër emigrantëve

11:09 - 08/08/24
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Britani/ Protesta masive kundër emigrantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Policinë dhe ndalimin e kriminalitetit në Britaninë e Madhe Dame Diana Johnson ka deklaruar se policia do të gjurmojë të gjithë ata që janë të përfshirë në incidente, kanë ushtruar dhunë në rrugë apo qoftë edhe duke inkurajuar dhunën në internet.

“Nëse inkurajoni dhunën edhe në internet, ne do të vijmë për ju po aq sa do të vijmë edhe për ju për atë që bëni në rrugët e vendit tonë, nëse jeni duke kryer akte kriminale dhe ushtruar dhunë”, tha Johnson për BBC-në referuar protestave të dhunshme në rrugët e Britanisë së Madhe kundër emigrantëve, të cilat shpërthyen pasi vrasjes së 3 vajzave në Southport nga një emigrant 17-vjeçar.

Johnson ka theksuar se kompanitë e mediave sociale duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi dhe të mos lejojnë postime që nxisin urrejtje racore. Sipas saj, ministrat ishin në diskutime me platformat kryesore të rrjeteve sociale për të ndalur nxitjen e gjuhës së urrejtjes.

Gjithashtu, ajo u shpreh se protestat kundër racizmit nga ana tjetër ishin një shembull i “traditës së protestës paqësore” të Mbretërisë së Bashkuar, duke demonstruar se shumica e njerëzve janë “tolerantë” dhe “i binden ligjit”.

Johnson ka sugjeruar që policia të jetë vigjilente për protestat gjatë ditëve të ardhshme. Sipas saj, mobilizimi i oficerëve të policisë në të gjithë vendin “ka pasur një efekt”.

Referuar të dhënave të policisë britanike, 70% e personave që janë arrestuar në protestat e zhvilluara kundër emigrantëve kanë dënime të mëparshme. Ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos ndikohen nga ideologjia e ekstremit të djathtë.

Policia e ka bërë të qartë se kushdo që ishte i përfshirë në protestat e dhunshme apo ka lëshuar deklarata raciste do të vendoset para ligjit, pasi sipas policisë, po vëzhgohen të gjitha pamjet e kamerave në rrugët e Britanisë së Madhe, ku kanë shpërthyer protestat duke nisur me Acrington, Birmingham, Brighton, Bristol, Harrow, Middlesbrough, Newcastle, North Finchley, Sheffield, Southend, Southampton dhe Walthamstow.

Etiketa: Britaniprotesta

Lajme të lidhura

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze
Bota

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

19:01 - 31/12/25
Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi
Bota

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi

10:33 - 25/12/25
Para
Ndryshimet në Urdhrin e Mjekëve, nga gjobat 10 mln te heqja e licensës

Ndryshimet në Urdhrin e Mjekëve, nga gjobat 10 mln te heqja e licensës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com