GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Britani/ Pse Sunak humbi zgjedhjet dhe çfarë pritet tani

09:29 - 05/07/24
në Botë, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Britani/ Pse Sunak humbi zgjedhjet dhe çfarë pritet tani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Laburiste ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe të premten, duke i dhënë fund qeverisjes 14-vjeçare nga Partia Konservatore.

Laburistët e qendrës së majtë i kanë fituar shumicën dërrmuese të ulëseve në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërsa Partia Konservatore e Rishi Sunakut e ka pësuar disfatën më të rëndë në historinë e vet.

Mëngjesin e së premtes, Keir Starmer u zotua se do të sjellë ndryshime në Britani si kryeministri i ardhshëm i vendit.

Sunak e pranoi humbjen më herët dhe tha se i ka telefonuar Starmerit për ta uruar për fitoren.

Starmer tha gjatë një fjalimi mëngjesin e së premtes se “ndryshimi fillon tani”.

“Ne kemi thënë se do t’i japim fund kësaj rrëmuje, dhe do ta bëjmë; ne kemi thënë se do t’ia nisim nga e para, dhe e kemi bërë. Sot, ne e fillojmë kapitullin e ri, e nisim punën e ndryshimeve, misionin e një ripërtërirje kombëtare dhe fillimin e ndërtimit të vendit tonë”, tha Starmer.

Victoria Starmer, gruaja e liderit të Partisë Laburiste, Keir Starmer, i bashkohet turmës për të brohoritur për Starmer, i cili merr pjesë në festimin e fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare britanike, Londër, Britani, 5 korrik.

Ndërkohë, Sunak e mori përgjegjësinë për disfatën e partisë së tij dhe kërkoi falje.

“Ka shumë gjëra nga të cilat duhet të mësojmë dhe për të cilat duhet të reflektojmë dhe unë e marr përgjegjësinë për humbjen”, tha ai.

Përderisa Britania e ka shmangur trendin e kthimit nga e djathta që është parë së fundi në Evropë, përfshirë në Francë dhe në Itali, shumë prej rrymave të njëjta populiste paraqiten në Britani.

Udhëheqësi i Reform UK, Nigel Farage, bëri fushatë me mesazhe kundër emigrantëve dhe mori një pjesë të mbështetësve nga konservatorët, të cilët pritej të përballeshin me zhgënjim.

Farage u bë deputet për herë të parë, pasi partia e tij i fitoi katër ulëse në Parlament në zgjedhjet e 4 korrikut.

Britania ka përjetuar disa vite të trazuara – pjesërisht për fajin e konservatorëve – që kanë shkaktuar pesimizëm në mesin e shumë votuesve për të ardhmen e vendit të tyre.

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, pasuar nga pandemia e COVID-19 dhe pushtimi rus i Ukrainës i dhanë goditje të rënda ekonomisë, ndërsa festat që shpërfillën rregullat e izolimit, të organizuara nga kryeministri i atëhershëm Boris Johnson dhe stafi i tij, shkaktuan zemërim të gjerë.

Pasardhësja e Johnsonit, Liz Truss, tronditi ekonominë edhe më tej me një pako shkurtimesh drastike të taksave, dhe qëndroi vetëm 49 ditë në detyrë.

Sunak, i cili e zëvendësoi Trussin, më pak se dy vjet më parë, shpalli zgjedhjet e 4 korrikut pavarësisht sondazheve që parashihnin humbje të partisë së tij. Analistët vlerësuan se ai e pa arritjen e disa sukseseve në ekonomi – sikurse rënia e inflacionit dhe rritja ekonomike – si momentin më të mirë për të çuar vendin në zgjedhje.

Sunak do t’ia paraqesë zyrtarisht dorëheqjen mbretit sot pasdite. Starmer, si udhëheqës i partisë fituese, do të takohet më pas me mbretin, i cili do t’i kërkojë atij ta formojë një Qeveri.

Keir Starmer (majtas) dhe Rishi Sunak gjatë një debati televiziv, të mbajtur para zgjedhjeve, më 26 qershor 2024.

Më pas, kryeministri i ardhshëm zakonisht shkon në “Downing Street” për ta mbajtur një fjalim para publikut.

Gjatë ditëve në vijim, udhëheqësi i ri do ta fillojë emërimin e ministrave të Qeverisë, duke filluar nga postet e larta dhe duke kaluar në role me më pak përgjegjësi.

Parlamenti pritet ta rinisë punën më 9 korrik. Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit do të zgjidhet nga radhët e deputetëve të Parlamentit.

Secili deputet më pas do ta bëjë betimin për besnikëri ndaj mbretit ose do ta bëjë një pohim solemn (deklarim se do ta thotë të vërtetën). Kjo procedurë zakonisht zgjat disa ditë.

Hapja e Parlamentit dhe Fjalimi i Mbretit, që përcakton programin e legjislacionit të Qeverisë për seancën parlamentare, priten më 17 korrik, megjithëse kjo datë mund të ndryshohet nga Qeveria e ardhshme.

/Rel/

Etiketa: BritaniKryesore1Rishi Sunakzgjedhjet ne Britani

Lajme të lidhura

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje
Breaking Views

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

20:12 - 18/01/26
Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…
Breaking Views

Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…

19:48 - 18/01/26
Alimehmeti nga takimet e Salianjit tek foltorja e Berishës: PD, parti e fjalës së lirë
Breaking Views

Alimehmeti nga takimet e Salianjit tek foltorja e Berishës: PD, parti e fjalës së lirë

19:42 - 18/01/26
Para
Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias
Breaking Views

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26

Çfarë ndodhi? “Asgjë sepse sot ishim përballë Egnatias, ishte ndeshje shumë e hapur dhe bukur për tifozët. Katër golat nuk...

Lexo më shumë
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26
‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

20:40 - 18/01/26
“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

20:12 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com