GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Britania merr vendim: Zyrtarët e qeverisë s’do përdorin TikTok

17:10 - 16/03/23
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Një video për TikTok i merr jetën të riut!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Britania ka ndaluar përdorimin e Tik Tok nga anëtarët e parlamentit dhe zyrtarët e qeverisë. Mediat e huaja raportojnë se aplikacioni TikTok, i cili është i popullarizuar në mesin e të rinjve është akuzuar nga kritikët e tij se ka lejuar autoritetet kineze të kenë akses në të dhënat e përdoruesve nga e gjithë bota.

TikTok e mohon këtë pretendim. Kur u pyet lidhur me deklaratat gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA, kryeministri britanik Rishi Sunak tha se qeveria e tij e merr seriozisht sigurinë e pajisjes.

“Ne po shikojmë gjithashtu se çfarë po bëjnë aleatët tanë”, shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë i ka vendosur një ultimatum aplikimit, nëse TikTok mbetet në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ai do të ndalohet në SHBA. Është zhvillimi më dramatik në një seri lëvizjesh të fundit nga zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë, të cilët janë të shqetësuar se TikTok do t’i japë qeverisë kineze informacione rreth përdoruesve amerikanë të aplikacionit. Aplikacioni ka më shumë se 100 milionë përdorues në SHBA.

Është gjithashtu hera e parë që TikTok kërcënohet me ndalim në SHBA gjatë presidencës së Joe Biden. Ish-presidenti Donald Trump ishte përpjekur gjithashtu të ndalonte aplikacionin në vitin 2020, por masa e tij u bllokua nga gjykatat amerikane. Brooke Oberwetter, një zëdhënëse e TikTok, tha se kompania u njoftua së fundmi nga Komiteti për Investimet e Huaja në SHBA (CFIUS) se pronarët kinezë të aplikacionit duhet të shesin aksionet e tyre. Përndryshe, TikTok mund të ndalohet në SHBA.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze ka deklaruar se Uashingtoni deri më tani nuk ka paraqitur prova që TikTok kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA.

“SHBA duhet të ndalojë përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me çështjet e sigurisë së të dhënave, të ndalojë sulmet e pajustifikuara (kundër TikTok) dhe të sigurojë një mjedis tregtar të hapur, të drejtë, të paanshëm dhe jo-diskriminues për kompanitë e huaja”, shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë tashmë i ka ndaluar punonjësit federalë që të kenë aplikacionin në celularët e tyre. Hapa të ngjashëm janë ndërmarrë nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kanadasë për punonjësit e tyre.

Etiketa: Britaniamerr vendimTik tok

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
“Çmenden” shqiptarët: Ja sa paguajnë për mesazhe banorëve të BB

"Çmenden" shqiptarët: Ja sa paguajnë për mesazhe banorëve të BB

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Urën e Digës Çengelaj në Peqin
Aktualitet

Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Urën e Digës Çengelaj në Peqin

14:30 - 26/02/26

Bashkia Peqin ka ndaluar qarkullimin për një kohë të pacaktuar të mjeteve motorike me tonazh mbi 3.5 ton në Urën...

Lexo më shumë
Tjetër goditje për Ramën/ PPE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por jo me një qeveri që ka kapur shtetin

Tjetër goditje për Ramën/ PPE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por jo me një qeveri që ka kapur shtetin

14:07 - 26/02/26
Bardhi: Rama mundohet të zvarrisë fundin e Ballukut, por do përballet me vendosmërinë e shqiptarëve

Bardhi: Rama mundohet të zvarrisë fundin e Ballukut, por do përballet me vendosmërinë e shqiptarëve

14:01 - 26/02/26
‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

13:53 - 26/02/26
Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar

Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar

13:25 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com