GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Britania paralajmëron Rusinë: Tërhiqu ose do ketë pasoja për kompanitë dhe individët e lidhur me Kremlinin

17:11 - 31/01/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Britania paralajmëron Rusinë: Tërhiqu ose do ketë pasoja për kompanitë dhe individët e lidhur me Kremlinin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Britania i bëri thirrje sot Presidentit rus Vladimir Putin “të tërhiqet nga ajo që po planifikon” për Ukrainën, duke paralajmëruar se çdo sulm i mundshëm, do të shoqërohej me pasoja ndaj kompanive dhe individëve rusë të lidhur me Kremlinin.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania po përpiqen t’i tregojnë zotit Putin se individët më të pasur të Rusisë, që i kanë pasuritë jashtë, do të përballen me sanksione, nëse trupat ruse futen në Ukrainë. Moska ka mohuar se synon të sulmojë Ukrainën, dikur ish republikë sovjetike.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë përgatitur një listë të oligarkëve ruse në rrethin e ngushtë të Presidentit Putin, për t’i goditur me sanksione ekonomike, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se kërcënimi me masa të tilla do të ishte i ngjashëm me një sulm ndaj biznesit rus dhe të sillte pasoja të padëshiruara pasi do të dëmtonte kompanitë britanike dhe aksionerët perëndimorë.

Që nga shpërbërja e ish Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Londra është bërë një nga qendrat kryesore ku dërgohen paratë nga ish republikat sovjetike.

Kundërshtarët e Presidentit Putin vazhdimisht i kanë bërë thirrje Perëndimit të marrë masa ndaj oligarkëve rusë. Megjithatë listat e sanskioneve tregojnë, se fuqitë kryesore ushtarake të Evropës, Britania dhe Franca, vazhdojnë të mbajnë qëndrime më të buta ndaj bizneseve ruse se sa Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2014, për shembull, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë, Shtetet e Bashkuara vunë sanksione ndaj Igor Sechin-it, drejtorit ekzekutiv të firmës më të madhe ruse të prodhimit të naftës “Rosneft”. Bashkimi Evropjan dhe Britania nuk kanë vënë saknsione ndaj tij, që është një prej njerëzve më të fuqishëm në Rusi./Marrë nga VOA

Etiketa: Britania MadhekompanitepasojaRusiaterheqje

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Gjendet i pajetë në banesën e tij 59-vjeçari, policia jep detaje

Gjendet i pajetë në banesën e tij 59-vjeçari, policia jep detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com