GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Britania përgatit dëbimin e azilkërkuesve në Afrikë

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Britania përgatit dëbimin e azilkërkuesve në Afrikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Brenda tre deri në gjashtë muajve, qeveria e Ruandës do të sigurojë që migrantët të strehohen dhe të integrohen në komunitetet lokale,” tha Sekretarja e Brendshme britanike, Braverman.

Plani i Britanisë së Madhë me Ruandën u firmos në prill 2022 dhe kishte për qëllim dërgimin e personave që kërkonin azil ose pretendonin statusin e refugjatit në Mbretërinë e Bashkuar, të vendoseshin në Afrikë gjatë procesit të përpunimit. Kujtojmë se një numër shumë i madh azilkërkuesish janë shqiptarë.

Ministrja e Brendshme britanike Suella Braverman ka mbërritur në Ruandë pasi marrëveshja e qeverisë së saj për dërgimin e azilkërkuesve në vend është zhytur në sfida ligjore.

Kanë kaluar 11 muaj që kur Mbretëria e Bashkuar ra dakord për marrëveshjen, e cila do të bënte që personat që kërkojnë azil në Britani të dërgohen në këtë shtet të e Afrikës Qendrore për t’u përpunuar aplikimin e tyre dhe nëse plani do të kishte sukses, do të vendoseshin atje.

Mirëpo asnjë emigrant nuk e ka bërë ende atë udhëtim, pasi një avion u ndal në nisje, qershorin e vitit të kaluar pas një apeli në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, Suella Braverman tha se “Partneriteti i Migracionit dhe Zhvillimit Ekonomik Mbretëri e Bashkuar-Ruandë është një qasje novatore që do të veprojë si një parandalues i fuqishëm kundër udhëtimeve të rrezikshme dhe të paligjshme, si kalimit me varka të vogla”.

Plani u nënshkrua në prill të vitit të kaluar.

Gjatë gjithë vitit 2022, rreth 45,728 njerëz kaluan në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit – 60% më shumë se vitin e kaluar.

Zonja Braverman tha se ajo po vizitonte Ruandën këtë fundjavë për të “përforcuar angazhimin e qeverisë ndaj partneritetit si pjesë e planit tonë për të ndaluar anijet dhe për të diskutuar planet për të funksionalizuar marrëveshjen tonë së shpejti”.

Vizita e saj vjen pasi qeveria kërkon të ndalojë personat që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nëpërmjet rrugëve jo standarde të kërkojnë azil.

Zonja Braverman tha në fillim të kësaj jave se ata do të dërgoheshin në vende si Ruanda.

Si pjesë e itinerarit të saj këtë fundjavë, ajo do të takohet me Presidentin Paul Kagame dhe ministrin e Jashtëm Vincent Biruta – i cili nënshkroi marrëveshjen me paraardhësin e zonjës Braverman, Priti Patel.

Ajo tha: “Ndërsa jam në Ruandë, unë do të vizitoj disa nga iniciativat e mbështetura nga partneriteti, nga vendet e akomodimit afatgjatë deri te qendrat e trajnimit dhe arsimit profesional.”

Mbretëria e Bashkuar ka paguar tashmë 120 milionë funte për Ruandën si pjesë e marrëveshjes, me kostot e përpunimit dhe integrimit të njerëzve që do të sigurohen pasi të largohen.

“Këto iniciativa do t’u ofrojnë migrantëve mundësinë për të ndërtuar jetë të reja në Ruandë,” shtoi Sekretarja e Brendshme.

“Sugjerimi se Ruanda mund të marrë vetëm 200 njerëz është një tregim krejtësisht i rremë i hedhur nga kritikët që duan të anulojnë marrëveshjen.

“Ruanda ka kapacitetin për të rivendosur mijëra njerëz dhe mund të ngrej shpejt akomodime sapo të fillojnë fluturimet.”

Shifra 200 e cituar u përdor nga zëdhënësja e qeverisë së Ruandës Yolande Makolo kur foli me gazetarët britanikë vitin e kaluar.

Ajo sqaroi se po fliste për strehimin e përkohshëm të disponueshëm në atë kohë, duke thënë se qeveria e saj kishte aftësinë të “rriste shumë shpejt” numrin e njerëzve që mund të pranoheshin.

Shifra është përdorur nga laburistët për të sulmuar pretendimet e qeverisë britanike se mijëra njerëz mund të dërgoheshin në Ruandë.

“Brenda tre deri në gjashtë muajve, qeveria e Ruandës do të sigurojë që migrantët të strehohen dhe të integrohen në komunitetet lokale,” tha zonja Braverman.

“Mezi pres të shoh disa nga zhvillimet e reja moderne të banesave që po ndërtohen në Kigali, të cilat do të përdoren për të strehuar disa nga ata që janë zhvendosur në Ruanda.

“Ruanda është një vend i sigurt, mikpritës dhe i lulëzuar dhe partneritete novatore si ky tregojnë se si ne mund të trajtojmë migrimin e paligjshëm, të mbështesim refugjatët e vërtetë dhe të thyejmë modelin e biznesit të bandave kriminale të trafikimit të njerëzve.” /Syri

Etiketa: Britania e MadheemigrantetSuella Braverman

Lajme të lidhura

Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë
Aktualitet

Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë

15:31 - 29/08/26
“Pasuria e Ramës shkon në miliarda euro!”- Berisha: Duhet krijuar një agjenci për të hetuar pasuritë e zyrtarëve
Aktualitet

“Pasuria e Ramës shkon në miliarda euro!”- Berisha: Duhet krijuar një agjenci për të hetuar pasuritë e zyrtarëve

15:07 - 29/08/26
Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç dhe flakët u përhapën edhe në Vranisht, arrestohet 25-vjeçari Aderjan Bojkoj
Aktualitet

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç dhe flakët u përhapën edhe në Vranisht, arrestohet 25-vjeçari Aderjan Bojkoj

14:42 - 29/08/26
Para
Aktorja komenton hyrjen e Luizit në BB VIP

Aktorja komenton hyrjen e Luizit në BB VIP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet te sheikët, sfidë e re pas largimit nga Interi
Sport

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet te sheikët, sfidë e re pas largimit nga Interi

16:11 - 29/08/26

Kristjan Asllani është zyrtarizuar tek Al Jazira. Bëhet fjalë për huazim nga Interi me detyrim blerjen, nëse përmbushen disa kushte....

Lexo më shumë
Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë

Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë

15:31 - 29/08/26
“Pasuria e Ramës shkon në miliarda euro!”- Berisha: Duhet krijuar një agjenci për të hetuar pasuritë e zyrtarëve

“Pasuria e Ramës shkon në miliarda euro!”- Berisha: Duhet krijuar një agjenci për të hetuar pasuritë e zyrtarëve

15:07 - 29/08/26
Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç dhe flakët u përhapën edhe në Vranisht, arrestohet 25-vjeçari Aderjan Bojkoj

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç dhe flakët u përhapën edhe në Vranisht, arrestohet 25-vjeçari Aderjan Bojkoj

14:42 - 29/08/26
U arrestua nën shoqërinë e Ergys Agasit, GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku

U arrestua nën shoqërinë e Ergys Agasit, GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku

14:19 - 29/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com