GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Broja me probleme, por do luajë! Lojtari i Chelsea ndodhet në Tiranë

20:31 - 14/11/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Broja me probleme, por do luajë! Lojtari i Chelsea ndodhet në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I mbërritur ndër të fundit në këtë grumbullim të Kombëtares për arsye të linjave të udhëtimit, Armando Broja i bashkohet kuqezinjëve për dy ndeshjet e fundit miqësore me Italinë dhe Armeninë. Sot, si lojtar i Chelseas, sulmuesi shqiptar ka arritur të fitojë më tepër minuta edhe pse ka një rivalitet të fortë me sulmuesin Aubamejang. Në këtë intervistë për ‘Top Channel’ ai tregon më tepër rreth ecurisë jo të mirë të klubit të tij në këto pesë ndeshje të fundit.

“Kemi ndryshuar trajnerin dhe ende jemi duke u përpjekur që të kuptohemi me njëri-tjetrin, na duhet punë, por edhe kohë, që të kuptohemi. Jam duke mësuar prej Aubamejang, sepse ka bërë shumë gjëra të mira në karrierën e tij, është djalë shumë i mirë dhe kënaqem me të”.

Po si i sheh ai këto dy ndeshje miqësore, me Italinë të mërkurën dhe ndaj Armenisë, më 19 nëntor?

“Këto ndeshje janë të mira për të marrë sa më shumë minuta dhe mundësi për t’u aktivizuar. Janë ndeshje shumë të rëndësishme, pasi Italia është ekip shumë i mirë, por ne fokusohemi te vetja jonë dhe inshallah zhvillojmë një lojë të mirë dhe të fitojmë”.

Kombëtarja

Kohët e fundit është përfolur për një mungesë harmonie mes djemve të Kombëtares, por Broja ka një tjetër mendim.

“Janë shumë çuna të mirë, të gjithë që vijnë këtu e meritojnë të vijnë. Eshtë një gjë shumë e madhe që trajneri na grumbullon për Kombëtaren, për Shqipërinë, është një vlerësim shumë i madh është nder të luash këtu”.

Këto kohë, shqiptarët në Angli, nuk janë në pozita shumë të mira kjo edhe për shkak të emigrantëve të paligjshëm. Armando Broja edhe si një ambasador i vendit tonë atje, jo thjeshtë futbollist që mban lart krenarinë kuqezi.

“Unë jam shqiptar dhe jam prej këtij vendi që është diçka shumë e bukur dhe e madhe. Duhet me vazhdu të gjithë shqiptarët atje në Angli, apo kudo në botë, të punojnë sa më fort dhe me qenë të gjithë bashkë se atëherë jemi më të fortë. Vetëm kështu nuk mund të na diskriminojnë më shumë”.

Sa i përket dëmtimit në shpinë dhe gjendjes së tij fizike, ai i siguron tifozët se do të jetë në fushë kundër Italisë.

“Kam pas një dhimbje shpine në dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe tani, por sot qëndrova pushim, pasi sa kam ardhur nga udhëtimi, nesër besoj do të jem në stërvitje dhe inshallah do të jem edhe në formacion kundër Italisë ishallah”

Etiketa: brojaItaliaShqiperia

Lajme të lidhura

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos
Sport

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

23:31 - 06/03/26
Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë
Breaking Views

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

21:27 - 06/03/26
Paralajmëron Bufon: Jap dorëheqjen, nëse Italia nuk kualifikohet në Kupën e Botës
Sport

Paralajmëron Bufon: Jap dorëheqjen, nëse Italia nuk kualifikohet në Kupën e Botës

15:31 - 06/03/26
Para
Primaret në PD/ Tërhiqet nga gara kandidatja

Primaret në PD/ Tërhiqet nga gara kandidatja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26

Nga Andi Bushati Ceremonia e daljes nga skena të Belinda Ballukut ishte organizuar në harmoni të plotë me qëndrimet që Edi...

Lexo më shumë
Sula: Arsimi në kolaps! Pedagogët largohen masivisht, degët e mësuesisë drejt zhdukjes

Sula: Arsimi në kolaps! Pedagogët largohen masivisht, degët e mësuesisë drejt zhdukjes

12:14 - 07/03/26
Rëndohet bilanci! Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili (Emri)

Rëndohet bilanci! Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili (Emri)

11:46 - 07/03/26
Sekuestrohen në Hungari miliona euro cash dhe lingota ari në makinat e 7 ukrainasve

Sekuestrohen në Hungari miliona euro cash dhe lingota ari në makinat e 7 ukrainasve

11:25 - 07/03/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri

11:11 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com