GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Broja rikthehet në fushë, por Chelsea nuk del nga kriza

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Broja rikthehet në fushë, por Chelsea nuk del nga kriza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas lot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se 20 minuta bashkë me shtesën, në sfidën ndaj Aston Villës, i njëjti kundërshtar ndaj të cilit sulmuesi kuqezi u dëmtua në dhjetorin e kaluar.

Megjithatë rikthimi i sulmuesit shqiptar nuk rezultoi fatsjellës për Chelsea-n, që vijon të zhgënjejë në fushë dhe këtë pasdite u mposht me rezultatin minimal 0-1 në “Stamford Bridge”.

Vendosi sfidën një gol i Ollie Watkins në minutën e 73-të, falë edhe një gabimi të portierit Sanchez, teksa vlen të theksohet se blutë e Londrës luajtën me 10 lojtarë që prej minutës së 58’, kur Malo Gusto u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Nga ana tjetër, për Brojën vetëm disa minuta ambientim me fushën dhe një depërtim në zonë e goditje e fortë, por e bllokuar që në nisje nga mbrojtësit e Astin Villës. Sfida e radhës e Chelsea-t do të jetë sërish në “Stamford Bridge”, të mërkurën ndaj Brightonit të De Zerbit, që vijon të konfirmohet surpriza e Premier League.

Liverpooli konfirmohet skuadra anti-City në garën për titullin kampion, teksa mposhti me rezultatin 3-1 West Hamin dhe u ngjit në vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se ‘citizens’ që kryesojnë me pikë të plota.

Mohamed Salah i dha avantazhin skuadrës së Klopp në minutën e 16’, por londinezët mbyllën pjesën e parë në barazim, falë golit të Bowen. Gjithsesi ‘the reds’ dominuan dhe shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me anë të Nunez e Diogo Jotës, duke vulosur marrjen e tre pikëshit.

Etiketa: broja

Lajme të lidhura

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Para
Policia e Kosovës ka hyrë brenda manastirit të Banjskës?

Policia e Kosovës ka hyrë brenda manastirit të Banjskës?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare
Aktualitet

Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare

11:09 - 14/11/26

Në ‘Këndin e Fundjavës’, deputetja e PD lidh pastrimin e parave me vështirësitë e biznesit, zhvlerësimin e euros dhe pamundësinë...

Lexo më shumë
Rama “merr peng” Asamblenë e PS, anëtarët fikin të gjithë telefonat, asnjë komunikim me jashtë

Rama “merr peng” Asamblenë e PS, anëtarët fikin të gjithë telefonat, asnjë komunikim me jashtë

11:01 - 14/11/26
Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit

Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit

10:37 - 14/11/26
SPAK e akuzon për korrupsion dhe miliona euro abuzime, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në Asamblenë e PS

SPAK e akuzon për korrupsion dhe miliona euro abuzime, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në Asamblenë e PS

10:29 - 14/11/26
Nisin punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike

Nisin punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike

10:16 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com