GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Brukseli kritikon Shqipërinë: Progres i kufizuar në lirinë e medias

15:45 - 04/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Brukseli kritikon Shqipërinë: Progres i kufizuar në lirinë e medias

Kryeministri Edi Rama duke folur gjate Forumit te Pare te Investimeve BE – Ballkani Perendimor, i mbajtur ne ambientet e pallatit te kongreseve. Gjate forumit u fol rreth rrugetimin te Shqiperise drejt BE dhe investimeve ne Shqiperi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama speaking during the First EU-Western Balkans Investment Forum, held at the Congress Palace. During the forum, Albania's journey towards the EU and investments in Albania were discussed.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Megjithëse aktorët e shoqërisë civile dhe të akademisë u përfshinë në një proces dialogu me qeverinë, duke dhënë rekomandime konkrete për përmirësimin e lirisë së shprehjes dhe të medias në vend, qeveria shqiptare ka bërë progres të kufizuar drejt reformimit të sektorit, nënvizon Komisioni Evropian në raportin e tij vjetor mbi Shqipërinë.

“Situata mbetet kryesisht e pandryshuar, me pavarësinë dhe pluralizmin në media të ndikuar nga mbivendosja e interesave politike dhe atyre të biznesit, mungesa e transparencës së burimeve financiare, përqendrimi i lartë i pronësisë, frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët,” shkruan Komisioni Evropian.

Komisioni thekson se qeveria shqiptare ka bërë “vesh të shurdhër” ndaj rekomandimeve të bëra nga ky institucion për forcimin e lirisë së shprehjes gjatë tre viteve të fundit, ndërsa shton se dëbimi i televizionit News 24 nga hapësirat publike ku ushtronte aktivitetin, ngriti shqetësime lidhur me ligjshmërinë dhe respektimin e procedurave.

Sipas Komisionit, gjatë vitit të fundit Shqipëria nuk ka bërë përparim në përafrimin e kornizës ligjore me acquis-në e BE-së dhe standardet evropiane, veçanërisht për sa i përket sfidave kryesore që lidhen me lirinë e medias në vend – përfshirë përqendrimin e lartë të tregut dhe mungesën e transparencës mbi pronësinë mediatike, burimet e financimit dhe interesat ekonomike, si edhe përdorimin e fondeve publike, të cilat vazhdojnë të ndikojnë negativisht në pavarësinë dhe pluralizmin e medias.

“Shpifja mbetet vepër penale e dënueshme me gjoba të rënda,” shkruan Komisioni.

“Kodi Penal ende nuk parashikon mbrojtje të posaçme për gazetarët ndaj dhunës, sulmeve apo kërcënimeve gjatë ushtrimit të profesionit. Korniza ligjore nuk ofron garanci kundër padive strategjike (SLAPP),” shton ai.

Sipas Komisionit, edhe zbatimi i kornizës ligjore aktuale lë për të dëshiruar, ndërsa problematike mbetet edhe pavarësia e institucioneve mbikëqyrëse të tregut mediatik. Komisioni thekson se pavarësia e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) vihet në pikëpyetje nga ndikimi korporativ dhe politik në procedurat e emërimit të anëtarëve të bordit nga Kuvendi, ndërsa shton se ka mangësi në zbatimin e Kodit të Transmetimit për mediat që transmetojnë përmbajtje politike të regjistruara gjatë fushatave zgjedhore.

Megjithëse Shqipëria ka një ligj për të drejtën e informimit në përputhje me standardet evropiane, zbatimi i tij mbetet i dobët, ndërsa autoritetet publike vazhdojnë të mos japin informacion.

Në një notë pozitive, në korrik 2025 Shqipëria miratoi Strategjinë e parë Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Komisioni thekson se zbatimi i kësaj strategjie duhet të garantojë respektimin e standardeve të lirisë së shprehjes, lirisë së medias dhe pluralizmit – në përputhje me acquis-në e BE-së dhe praktikat më të mira.

Megjithëse në Shqipëri ekziston një kornizë ligjore për mbrojtjen e gazetarëve, ata përballen rregullisht me sulme verbale e fizike, fushata shpifjesh dhe padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) – në disa raste nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe punonjës policie. Sulmet dhe frikësimet shënjestrojnë kryesisht gazetarët investigativë dhe ato gra. Sipas raportit, është vërejtur një rritje e numrit të kërcënimeve ndaj gazetarëve në hapësirën dixhitale, përfshirë fushata shpifjesh, shkelje të privatësisë dhe ngacmime online.

“Situata përkeqësohet nga mungesa e mekanizmave institucionalë për raportim, trajtim dhe zbutje të këtyre kërcënimeve dixhitale,” thekson raporti.

Ndër hapat e marrë nga institucionet për mbrojtjen e gazetarëve gjatë vitit 2024, raporti nënvizon caktimin e zyrtarëve të kontaktit për raportimin e sulmeve ndaj gazetarëve në Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Brendshme dhe në polici.

Sa i përket faktorëve ekonomikë që ndikojnë tregun mediatik në Shqipëri, Komisioni thekson se përqendrimi i lartë i pronësisë dhe praktikat jotransparente të financimit vazhdojnë të kompromentojnë pavarësinë dhe pluralizmin mediatik.

“Korniza ligjore ende nuk përfshin dispozita për rregullimin e shpërndarjes së subvencioneve të tërthorta apo të reklamave shtetërore, as për zgjerimin e kërkesave të transparencës për mediat online,” shkruan Komisioni. “Vazhdojnë shqetësimet mbi ndikimin e grupeve të biznesit të lidhura politikisht, veçanërisht gjatë periudhave parazgjedhore,” shton ai.

Komisioni thekson se problemet e profesionalizmit, etikës dhe cilësisë në media nuk adresohen ende përmes vetërregullimit, i cili mbetet i dobët dhe pengohet nga polarizimi i peizazhit mediatik.

“Siguria e kufizuar e punës dhe kushtet e dobëta të punës për gazetarët, të kombinuara me autocensurën dhe presionin nga aktorët politikë dhe pronarët e mediave, vazhdojnë të përbëjnë sfida serioze,” thekson raporti i BE-së.

“Autocensura mbetet e përhapur, e nxitur nga presioni politik, kërcënimet ligjore dhe varësia ekonomike,” përfundon Komisioni./BIRN

Lajme të lidhura

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët
Breaking Views

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët

18:22 - 16/01/26
Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze
Aktualitet

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

17:59 - 16/01/26
E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd
Aktualitet

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26
Para
Zgjedhjet për Tiranën, Bardhi: Presidenti do bëjë shkelje të rëndë nëse nuk respekton Kushtetuesen

Bardhi: Gjykata Kushtetuese i dha shuplakë Ramës, jo drejtësi Veliajt!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët
Breaking Views

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët

18:22 - 16/01/26

Ikja e Shkëlqim Hajdarit nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm pa dhënë një motiv dorëheqje nuk është aq e pastër,...

Lexo më shumë
Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

17:59 - 16/01/26
E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26
Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

17:30 - 16/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com