GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Brunilda Mersini manipulon tenderin 175 MLN lekë për mbetjet spitalore, denoncohet tenderi

12:47 - 26/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Brunilda Mersini manipulon tenderin 175 MLN lekë për mbetjet spitalore, denoncohet tenderi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pastrimin e mbetjeve spitalore është parë si një biznes drejtoresha e Spitalit Vlorë, Brunilda Mersini. Në shumë raste janë bërë denoncime mbi prokurimet, ndërsa shërbimi ka munguar duke i lënë mbetjet e rrezikshme në ambientet e spitalit rajonal.

Denoncimi i fundit është bërë më datë 24 janar 2024 nga firma V.A.L.E. RECYCLING, me pronar Elvis Mirin i njohur për pjesëmarrje në tenderat e spitaleve. Këtë herë duket se Miri nuk qenka përzgjedhur dhe ka vendosur t’i nxjerrë lakrat tenderit të Spitalit Vlorë me objekt “Evadim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”.

Gara për këtë tender është hapur nga Spitali Rajonal Vlorë më datë 18 janar 2024 dhe parashikohet që të mbyllet më datë 2 shkurt me shpalljen e fituesit.

Janë vënë në dispozicion 175 milionë lekë dhe përcaktohet se fituesi do të gëzojë këtë kontratë për 2 vite rresht.

Gjithsesi, çështja tani ka ngecur për shkak të denoncimit, ku theksohet se Spitali Vlorë ka manipuluar tenderin. Konkretisht  është bërë modifikim i kushteve të tenderit, duke sjellë diskriminimin dhe krijuar hapësira për abuzim.

Fillimisht vihet theksi se në një shtesë në dokumente AK përcakton dy data të ndryshme si afat të fundit për dorëzimin e ofertave, çka e bënë të ndërlikuar garën për operatorët e interesuar.

“Duke qenë një procedurë prokurimi e veçante siç është procedura e prokurimit për shërbimin e trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore, ne konstatojmë se kemi kritere të veçanta kualifikimi të cilat janë diskriminuese dhe sjellin pengim të konkurrencës së lirë duke rÎnÎ ndesh me parimet bazë të LPP-së përsa më poshtë argumentojmë”, thuhet në dokument.

Më tej nënvizohet se disa mbetje që trajtohen në incenerator nuk mund të përfshihen në këtë tender sepse shkel VKM lidhur me këtë çështje. Denoncuesi shprehet gjithashtu se për janë bërë ndryshime në vendosjen e afatit për magazinimin dhe depozitimin e mbetjeve.

Duke marrë parasysh faktet më lartë, denoncuesi shprehet se drejtoresha Mersini ka bërë këto ndryshme sepse me siguri kërkon t’i përshtasë kriteret sipas kompanisë që ka paracaktuar si fituese.

“Sqarojmë se studimi i tregut dhe i gjithë dokumentacioni vijues është kryer nga autoriteti kontraktor, vetëm me 1 qëllim, pengimin e konkurrencës dhe paracaktimin e subjektit fitues, sipas udhëzimeve pas dështimit për të njëjtën arsye realizimi i kësaj procedure nga organi qendror blerës. Si do të provojmë m poshtë, tashmë fituesi i kësaj procedure prokurimi është paracaktuar dhe zhvillimi i procedurës së hapur është thjesht fiktiv”,  thuhet në denoncimin e bërë.

Ky nuk është rasti i vetëm, edhe në vitin e kaluar Mersini është denoncuar për abuzim me tenderin “Evadim i mbetjeve të rrezikshme spitalore për nevoja të SRV”, me fond limit 10.556.319 lekë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Denoncimmbetjet spitaloremersinispitali vloreVlore

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Arrestohet serbi, dyshohet se ka vrarë tre shqiptarë

EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm, kapet në Kore 50-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com