GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BSH bleu dy herë valutë javën e kaluar, por Euro ngelet pranë minimumit historik

09:58 - 24/09/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Këmbimi valutor 14 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja, ç’po ndodh me euron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë realizoi dy operacione për blerje të Euros në tregun valutor javën e kaluar.

Në datën 17 shtator, Banka Qendrore realizoi blerje të drejtpërdrejta, me qëllim frenimin e rënies së mëtejshme të kursit të këmbimit, në ditën kur Euro preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve. Shuma e blerjeve direkte të valutës, si zakonisht, nuk është bërë publike.

Ndërsa më datë 19 shtator, Banka e Shqipërisë organizoi edhe ankandin e radhës, të planifikuar, për blerje të Euros, në funksion të nevojave të rezervës valutore.

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5 dhe 10 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë të plotë vlerën e sipërme të intervalit prej 10 milionë eurosh. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 96.89 dhe 97.03 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 96.98 lekë.

Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 2.4 milionë eurosh, me kursin mesatar prej 96.98 lekësh.

Oferta e paraqitur nga pjesëmarrësit në ankand ishte mjaft e lartë. Në raundin e parë, u paraqitën oferta totale në shumën e 20.8 milionë eurove.

Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka programuar gjithsej 22 ankande për blerje valute dhe deri tani janë zhvilluar 17 prej tyre. Përqendrimi më i lartë i ankandeve ka qenë në muajt korrik-gusht, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Gjithsej, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm.

Deri tani, informacioni zyrtar për blerjet e këtij viti është i disponueshëm vetëm për tremujorin e parë, kur u blenë gjithsej 33.2 milionë euro. Megjithatë, pas tremujorit të dytë vlerësohet se volumi i blerjeve është rritur ndjeshëm, qoftë për shkak të shtimit së numrit të ankandeve të planifikuara, qoftë për shkak të rinisjes së operacioneve direkte për blerje valute, pas tremujorit të dytë.

Rënia e Euros, “efekti sustë” dhe roli në rritje i pagesave me kartë

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro u këmbye me 96.83 lekë, shumë afër minimumit historik prej 96.78 lekësh të datës 17 shtator. Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë vazhdimin e rënies së Euros me ofertën e lartë të monedhës europiane.

Gjithashtu, ata mendojnë se në treg krijohet herë pas here një i ashtuquajtur “efekt sustë”. Kjo ndodh kur një kërkesë e lartë për valutë sjell një rritje të përkohshme dhe afatshkurtër të kursit të Euros. Një gjë e tillë ndodhi në fund të muajit gusht dhe fillimit të muajit shtator, kur kursi i Euros u rrit deri afër kufirit të 98 lekëve, për shkak të blerjeve nga një kompani e madhe në vend.

Pas përfundimit të këtij operacioni të madh blerjeje, kërkesa pësoi rënie të menjëhershme, duke krijuar një lloj efekti të lëshimit të sustës. Subjektet treguese (kryesisht banka tregtare) që kanë grumbulluar valutë kalojnë menjëherë në pozicion shitjeje dhe kjo shkakton një rënie të menjëhershme të kursit. Në rastin konkret, ky efekt duket se shkaktoi një rënie edhe më të fortë të kursit në raport me nivelet e mëparshme, të muajit gusht.

Gjithashtu, agjentët shprehen se sezoni veror ka krijuar akumulime periodike të valutës së depozituar në banka nga klientët e tyre. Një efekt gjithnjë e më të madh, sipas bankierëve dhe agjentëve të këmbimit, kanë këmbimet automatike të lidhura me blerjet nëpërmjet kartave të pagesave në valutë të huaj. Rritja e përdorimit të kartave nga turistët e huaj ka sjellë prurje të mëdha këmbimesh të Euros për bankat tregtare dhe është bërë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në kursin e këmbimit.

Nga ana tjetër, politika fiskale e qeverisë vazhdon të luajë një rol shtesë në shtrëngimin e ofertës së Lekut dhe mbiçmimin e monedhës vendase. Për 8-mujorin 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm prej më shumë se 41 miliardë lekësh. Megjithatë, sucifiti ka rënë me afërsisht 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht se kursi Euro-Lek po vazhdon të bjerë, ritmi vjetor i rënies tashmë është reduktuar ndjeshëm. Aktualisht, rënie vjetore e kursit të Euros është pranë nivelit të 2%, nga afërsisht 7% që kishte qenë rënia vjetore një vit më parë./monitor.al

Etiketa: bsheuro

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti
Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
Para

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK zgjat hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com