GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BSH drejt heqjes dorë nga krijimi i një platforme kombëtare për pagesat me kartë

09:46 - 30/12/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
BSH drejt heqjes dorë nga krijimi i një platforme kombëtare për pagesat me kartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë mund të heqë dorë prej idesë së ngritjes së një platforme kombëtare të procesimit të pagesave me kartë. Ngritja e një platforme të tillë ka qenë pjesë e diskutimeve në Komitetin Kombëtar të Sistemit të Pagesave për disa vite me radhë dhe për këtë qëllim është kryer një analizë, edhe në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Por, në konkluzion të analizës dhe diskutimeve, duket se një ide e tillë duket se nuk ka gjetur shumë mbështetje, për shkak se palët e përfshira kanë gjykuar që përfitimet e mundshme nga ngritja e një sistemi të tillë nuk do të justifikonin kostot e investimit të nevojshëm.

Në fakt, një studim i Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore kishte treguar se kartat bankare në Shqipëri ngelen një instrument relativisht i shtrenjtë për bankat dhe rrjedhimisht kostot përcillen edhe tek ofruesit dhe përfituesit e pagesave me kartë bankare. Një skemë kombëtare si ajo që diskutohej në teori mund të sillte ulje të kostove me të paktën 30% në raport me skemat e ofruara nga ofruesit ndërkombëtarë të kartave.

Sipas studimit, kostot janë një barrierë e konsiderueshme sidomos për ofrimin e shërbimit të pagesës me kartë nga tregtarët. Mbështetur në të dhënat e vitit 2019, komisionet e aplikuara nga bankat shqiptare për pranimin e pagesave me kartë ishin në intervalin midis 1.8% dhe 3.3% të shumës së përgjithshme të transaksionit. Në një masë të madhe, këto kosto lidhen me komisionet e procesimit ndërbankar të pagesave me kartë, që përcaktohen nga dy ofruesit kryesorë, Visa dhe Master Card. Komisionet e vendosura nga Visa dhe Master Card tentojnë përgjithësisht të jenë pranë kufirit të sipërm të intervalit, që për Visa është 2.02% dhe për Master Card 2.6%.

Këto tarifa janë mjaft të larta krahasuar me limitet rregullatorë të vendosura nga Bashkimi Europian, që për kartat e debitit është 0.2% dhe për ato të kreditit 0.3%. Madje, studimi tregon se tarifat për Shqipërinë ndjeshëm më të larta jo vetëm me BE-në, por edhe me tregje më të krahasueshme me Shqipërinë.

Më shumë se 98.5% e kartave bankare në Shqipëri janë Visa dhe Master Card, çka tregon varësinë pothuajse totale të pagesave me kartë në tregun shqiptar nga dy kompanitë e mësipërme. Megjithatë, përdorimi i kartav të këtyre markave nuk e përjashton aspak mundësinë e shlyerjes lokale të transaksioneve të kryera me to. Banka e Shqipërisë pati identifikuar ngritjen e një platforme kombëtare të pagesave me kartë (National Card Switch) si një zgjidhje të mundshme për uljen e kostove dhe për nxitjen e pagesave me kartë bankare në Shqipëri. Aktualisht, në Shqipëri ekziston një kompani e licencuar nga Banka e Shqipërisë si operator kombëtar për ofrimin e shërbimit të pagesave me kartë.

Sipas statistikave zyrtare, aktualisht sektori bankar shqiptar në fund të 9-mujorin 2021 kishte 1.33 milionë karta aktive. Megjithë rritjen e pagesave direkte në pikat elektronike të shitjes (POS), sidomos pas pandemisë, përdorimi i kartave ngelet i dominuar kryesisht nga tërheqjet cash në bankomate. Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm 11% e vlerës totale të veprimeve me karta bankare konsistonte në blerje në POS./Monitor

Etiketa: bshkartepagese

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Popullsia në reduktim, Putin thjeshton procedurat për marrjen e pasaportës ruse

Popullsia në reduktim, Putin thjeshton procedurat për marrjen e pasaportës ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com