GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BSH nxjerr shifrat: Përkeqësohet indeksi i shëndetit bankar në 6-mujorin e parë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
BSH nxjerr shifrat: Përkeqësohet indeksi i shëndetit bankar në 6-mujorin e parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Indeksi i shëndetit bankar, tregues i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, tregoi një rritje të rreziqeve për bankat gjatë gjysmës së parë të vitit 2022.

Ky zhvillim është ndikuar sidomos nga përkeqësimi i nivelit të eficiencës dhe përfitueshmërisë.

Rritja e rrezikut të lidhur me përfitueshmërinë pasqyron rënien e fitimit të sektorit bankar, deri tani gjatë vitit 2022. Sipas bankës qendrore, për 7-mujorin e këtij viti fitimi neto i sistemit bankar kishte vlerën e 7.43 miliardë lekëve, 34% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është fitimi më i ulët i sektorit bankar për periudhën 7-mujore, që prej vitit 2016.

Kontributi i treguesit të eficiencës në nivelin e rrezikut është rritur ndjeshëm gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e rritjes së shpenzimeve në raport me të ardhurat. Rreziku i lidhur me likuiditetin dhe cilësinë e aktive ka shënuar rënie gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, por ndikimi i këtyre dy treguesve në ecurinë e indeksit të agreguar të shëndetit bankar ishte më i kufizuar në krahasim me treguesit e tjerë. Treguesi i likuiditetit është përmirësuar për shkak të zgjerimit në raportin e aktiveve likuide ndaj aktiveve të përgjithshme, dhe kontributi i këtij përbërësi në nivelin e agreguar të rrezikut në kohë ka ardhur në rënie, veçanërisht gjatë vitit të fundit.

Cilësia e aktiveve është përmirësuar krahasuar me një vit më parë dhe kontributi i këtij nëntreguesi në rrezikun e përgjithshëm ka ardhur në rënie gjatë viteve të fundit. Vlera e këtij treguesi ra nga 0.73 në shtator të vitit 2014 në 0.36 në qershor të vitit 2022 dhe rolin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë rënia e konsiderueshme në raportin e kredive me probleme. Vlera e treguesve tenton të masë shkallën e rrezikut, ndaj një ulje e nivelit nënkupton rënie të rreziqeve dhe përmirësim të shëndetit të sektorit bankar.

Indeksi i shëndetit është dobësuar për gjysmën e bankave të sistemit. Për grupin e bankave sistemike indeksi është përmirësuar lehtë në krahasim me një vit më parë. Këto banka paraqesin përmirësim në tre prej pesë treguesve, por në mënyrë të veçantë përmirësimi është regjistruar në treguesin e cilësisë së aktiveve.

Treguesit e përfitueshmërisë dhe eficiencës për bankat sistemike kanë shënuar rënie gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e pakësimit të fitimit dhe rritjes së shpenzimeve në raport me të ardhurat për këtë grup bankash. Në tërësi, gjatë viteve 2014-2021, indeksi i agreguar i shëndetit bankar ka shfaqur një prirje rënëse, duke treguar përmirësim të shëndetit dhe rritje të qëndrueshmërisë së sektorit bankar. Ky përmirësim lidhet në mënyrë të veçantë me përmirësimin e cilësisë së aktiveve, likuiditetit dhe kapitalit. Në të njëjtën kohë, rreziku i lidhur me përfitueshmërinë ka ardhur duke u bërë më i rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm të bankave, duke filluar nga tremujori i parë i vitit 2020.

Vitin e kaluar, indeksi i shëndetit bankar shfaqi ecurinë më të mirë qysh prej vitit 2005. Por, këtë vit, inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit ka sjellë disa efekte të para në bilancet e bankave, sidomos të lidhura me humbjet nga instrumentet financiare./MONITOR

Etiketa: bankaindeksiShqiperi

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Brenda “burgut të idealit”, aty ku kosovarët u torturuan në kohën e Serbisë

Brenda “burgut të idealit”, aty ku kosovarët u torturuan në kohën e Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com