GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BSH rrit sërish normën e interesit për të ulur më tej inflacionin

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro, kursi i Euros ra përsëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë njoftoi sot një rritje të re të normës bazë të interesit të monedhës vendase lek, me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar atë në kuotën e 3.25 përqind.

Gjatë vitit 2023, inflacioni njohu një tendencë rënëse dhe sipas të dhënave zyrtare ai shënoi “shënoi një nivel mesatar prej 4.1% në tremujorin e tretë, i diktuar nga rënia e inflacionit të importuar”.

Por pavarësisht kësaj, Banka Qendrore ka vlerësuar se “presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve ndaj inflacionit është zhvendosur për lart”.

Siç shpjegoi guvernatori Gent Sejko “reduktimi i stimulit monetar, përmes normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare, është një masë e nevojshme për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit të ardhshëm.

Ai faktorizon nevojën për një rol më aktiv të politikës monetare në drejtim të balancimit të kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, përkundrejt pritjeve për një ecuri më të stabilizuar të kursit të këmbimit dhe një politike fiskale më neutrale në horizontin afatmesëm.

Në këtë kontekst, ai i shërben ruajtjes së fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, garantimit të stabilitetit monetar e financiar të ekonomisë, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit”.

Rritja e normës bazë të interestit u sugjerua dhe nga misionit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përfundim të takimeve të cilat u përmbyllën javën e shkuar. “Kthimi i inflacionit në objektivin e synuar me gjasa do të kërkojë disa rritje të mëtejshme.

Me rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste, në kushtet e shtrëngimit të tregut të punës dhe me normat reale të interesit ende negative, ka hapësira për rritje të mëtejshme të normës bazë. Një rritje graduale e normës bazë drejt një pozicioni neutral– vlerësuar në rreth 4.5 për qind—do të ndihmonte kthimin e inflacionit në objektivin e synuar në fillim të 2025”.

FMN shpjegoi se “ka pasiguri në lidhje me ecurinë e inflacionit” e për këtë arsye “një qasje elastike që lejon vendimmarrje mbi normën bazë takim pas takimi, do të ishte e përshtatshme”.

Pas një periudhe të gjatë 13 vjeçare, gjatë së cilave norma bazë e interesit kishte njohur vetëm ulje, duke rënë në minimumin historik prej 0.5 përqind, Banka e Shqipërisë ndërhyri për herë të parë në mars të vitit të kaluar, kur inflacioni dha shenjat e para të rritjes.

Gjatë vitit të kaluar ajo ndërhyri, me rritje të njëpasnjëshme, dhe katër herë të tjera, si dhe së fundmi në mars të këtij viti./ VOA/

Etiketa: bankainflacionnorma interesit

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Topi acaron fansat: Burri s’duhet të ketë shoqe si Luizi Efin

Topi acaron fansat: Burri s’duhet të ketë shoqe si Luizi Efin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com