GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BSH: Shqiptarët kanë mundësi të blejnë shtëpi, 60% e tyre i kanë me kredi

09:35 - 24/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
BSH: Shqiptarët kanë mundësi të blejnë shtëpi, 60% e tyre i kanë me kredi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 60% e totalit të pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve në 6-mujorin e dytë të vitit 2023, janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 60 % të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Banka e Shqipërisë publikoi të enjten “Vrojtimin mbi Stabilitetin Financiar për Pasuritë e Paluajtshme”, sipas të cilit, numri total i pronave të shitura ishte 1169 dhe ky numër ishte pothuajse i njëjtë me atë të gjashtëmujorit të parë të vitit. Numri mesatar i pronave të shitura për subjekt mbeti i pandryshuar, në 7.

Sipas të dhënave, koha mesatare e shitjes së banesave në shkallë vendi është rritur lehtë në mesatarisht 10.9 muaj.

Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes ka rënë ndjeshëm në 8.3, nga 10.5 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit lehtë në 10.9 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte dukshëm më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke shënuar 13.6 muaj nga 10.9 muaj.

Referuar vrojtimit, agjentët raportojnë rritje të kërkesës për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare, dhe çmimet e qirasë kanë shënuar rritje. Aktiviteti i dhënies dhe marrjes së pronave me qira është i përqendruar në rajonin e kryeqytetit dhe veçanërisht në zonën e qendrës.

Për gjashtëmujorin e ardhshëm, agjentët presin rritje të çmimeve dhe rritje të numrit të pronave të regjistruara për shitje.

Agjentët janë optimistë për ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme në territorin ku ata veprojnë, për të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë (deri në dy vjet). Po ashtu, ata shprehen optimistë për të ardhmen e këtij tregu në të gjithë territorin e vendit, citon vrojtimi i BSH-së.

Pyetësori për tregun e pasurive të paluajtshme u hodh në terren në muajin nëntor të vitit 2023. Kampioni përmbante 230 shoqëri ndërtimi dhe agjentësh të tregtimit të pasurive të paluajtshme, të cilët përfaqësojnë rreth 75%-80% të popullatës së përgjithshme, sipas një përzgjedhjeje të bërë nga INSTAT-i, në bazë të numrit të të punësuarve dhe vlerës së xhiros vjetore. Pyetësori është plotësuar nga 168 subjekte ose nga 73% e kampionit.

Etiketa: Banka e ShqiperisekrediShtëpi

Lajme të lidhura

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Tërmet në Greqi,  sa ishte magnituda

Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Lexo më shumë
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com