GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

09:19 - 08/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndaj nevojitet reagim nëpërmjet reformave dhe politikave të zhvillimit.

Një studim i FMN-së, i cituar nga Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor, evidenton tre kanale kryesore nëpërmjet të cilave këto tendenca demografike kërcënojnë zhvillimin ekonomik.

Së pari, rënia e numrit të popullsisë shoqërohet me tkurrje të forcës së punës. Së dyti, plakja e popullsisë ka implikime fiskale, në formën e rritjes së shpenzimeve relative për sektorin e shëndetësisë dhe, potencialisht, për skemën e pensioneve. Së treti, plakja e popullsisë shoqërohet, si rregull, me një rritje më të ngadaltë të produktivitetit të punës dhe të produktivitetit të përgjithshëm. Të tre këta faktorë, në vetvete dhe në ndërveprim me njëri–tjetrin, tentojnë të ngadalësojnë ritmin e rritjes ekonomike dhe ritmin e konvergjencës së të ardhurave mesatare për frymë me atë të Bashkimit Europian.

Duke analizuar tendencat demogafike, Banka e Shqipërisë arrin në përfundimin se këto fenomene janë të pranishme edhe në Shqipëri, ndonëse me një intensitet relativisht të ulët. Sipas të dhënave të censit të fundit, rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar me rënien e popullsisë në moshë pune (15 – 64 vjeç). Kjo kategori është pakësuar nga 1.93 milionë në vitin 2001, në 1.9 milionë në vitin 2011 dhe 1.55 milionë në vitin 2023.

Megjithatë, rënia e numrit të popullsisë së aftë për punë nuk ka ndikuar, deri tani, në aftësinë e ekonomisë shqiptare për të gjeneruar vende të reja pune. Përkundrazi, sipas të dhënave të INSTAT-it, numri i të punësuarve është rritur nga 1.14 milionë persona në vitin 2012 në 1.33 milionë persona në vitin 2023. Megjithatë, ndikimi I tkurrjes së numrit dhe i plakjes së popullsisë do të jetë një faktor gjithnjë e më kufizues në tregun e punës në horizontin afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet publike për shëndetësi kanë qenë relativisht konstante gjatë kësaj periudhe, duke u luhatur në intervalin 9-10% të shpenzimeve totale. Ndërkohë, deficiti i skemave të sigurimeve shoqërore, ku sistemi i pensioneve përbën shtyllën kryesore, qëndron pranë nivelit

2% të PBB-së për vitin 2024-2025, duke shfaqur një tendencë të lehtë rënëse gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, ashtu si dhe me treguesit e punësimit, trendet e pafavorshme demografike sugjerojnë një rritje të mundshme të këtij deficiti, në mungesë të ndërhyrjeve.

Ekonomia shqiptare ka shfaqur rritje të produktivitetit, kryesisht në përgjigje të zhvendosjes së fuqisë punëtore nga sektorë me vlerë të ulët të shtuar në sektorë me vlerë më të lartë dhe ka bërë progres në konvergjencën për frymë me vendet e Bashkimit Europian.

Gjithsesi, të dy këta tregues mbeten ende larg mesatares së Bashkimit Europian dhe trendet e pafavorshme demografike dhe e bëjnë më të vështirë rrugën e përmbushjes së tyre.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo analizë paraprake sugjeron se autoritetet publike dhe sektori privat duhet të monitorojnë me kujdes zhvillimet demografike, të identifikojnë në kohë pasojat e mundshme të tyre, dhe t’i adresojnë këto pasoja me reforma strukturore dhe politika të përshtatshme zhvillimi. Ndër të tjera, këto reforma duhet të synojnë frenimin e rënies së forcës së punës, nëpërmjet dekurajimit të emigrimit, rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në forcën e punës dhe, aty ku është e nevojshme, tërheqjen e punëtorëve të huaj.

Reformat duhet të synojnë, gjithashtu, rritjen e produktivitetit, nëpërmjet përmirësimit të edukimit e trajnimit, nxitjes së investimeve në makineri, pajisje dhe procese teknologjike më eficiente. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë sugjeron zbatimin me përparësi të reformës së sistemit të pensioneve, në interes të rritje së qëndrueshmërisë fiskale./Monitor

 

Lajme të lidhura

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi
Aktualitet

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse
Aktualitet

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Para
Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës

Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com