GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BSH: Vlera e investimeve të bankave në filiale u rrit me 66% në vitin 2021

07:36 - 04/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
BSH: Vlera e investimeve të bankave në filiale u rrit me 66% në vitin 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori bankar në vitin 2021 i rriti ndjeshëm investimet në filiale dhe kompani të kontrolluara. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e aksioneve dhe e instrumenteve të ngjashme të kapitalit të zotëruara nga sektori bankar në fund të muajit tetor 2021 kishte vlerën e 15.4 miliardë lekëve ose rreth 126 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, vlera e instrumenteve të kapitalit është rritur me pothuajse 66%.

Rritja e vlerës së aseteve të bankave në formën e instrumenteve të kapitalit nuk ka ardhur vetëm nga injektimet direkte të kapitalit, por në një pjesë të madhe nga rritja organike e kapitalit të filialeve, falë fitimeve të akumuluara në kohë, rezervave apo instrumenteve të tjera të ngjashme.

Rritja e këtyre aseteve në afatin e gjatë dëshmon përgjithësisht një ecuri pozitive të investimeve në filiale dhe një aktivitet fitimprurës të tyre.

Struktura e investimeve të sektorit bankar në filiale është e përqendruar kryesisht jashtë vendit.

Aksionet dhe kapitali në bizneset jorezidente përbën rreth 77% të totalit për sektorin bankar shqiptar. Krahasuar me një vit më parë, vlera e këtyre aseteve është zgjeruar me 27%.

Investimet e sektorit bankar në ndërmarrje jorezidente lidhen kryesisht me degë dhe filiale të bankave shqiptare në Kosovë.

Që prej vitit 2008, aty ushtron aktivitet dega e Bankës Kombëtare Tregtare, që në vitin 2019 u shndërrua në njësi të veçantë, e ndarë nga banka mëmë në Shqipëri.

BKT Kosovë ka shënuar rritje të shpejtë në vitet e fundit dhe pjesa më e madhe e instrumenteve jorezidente të kapitalit i takon kësaj kompanie. Në fund të tremujorit të tretë, totali i kapitalit aksioner të BKT-Kosovë arriti ën pothuajse 85 milionë euro.

Gjithashtu, vitin e kaluar në Kosovë nisi aktivitetin edhe banka e dytë me kapital shqiptar, Credins Bank. Credins Kosovë e ka nisur aktivitetin në formën e degës së bankës në Shqipëri dhe në fund të shtatorit 2021 kishte një kapital aksioner neto në vlerën e 9.4 milionë eurove.

Një tjetër bankë shqiptare që ka manifestuar qëllimin për të hyrë në Kosovë është edhe Tirana Bank, por, deri tani, ajo ende nuk është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Megjithëse në pakicë, me rreth 23% të totalit, kapitali në kompanitë rezidente është në rritje edhe më të shpejtë, me 2.6 herë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Investimet e bankave në filiale në Shqipëri kanë shkuar kryesisht në institucione financiare jobanka me aktivitet në fushën e qirasë financiare, në shoqëri administrimi të fondeve të pensionit dhe të investimit, si edhe në tregje dhe regjistrarë të letrave me vlerë.

Institucione kryesore financiare të kontrolluara plotësisht apo pjesërisht nga bankat tregtare janë Raiffeisen Leasing, Landeslease, Albania Leasing, Raiffeisen Invest, Credins Invest, ABI Invest, Bursa ALSE dhe ALREG. (MONITOR)

Etiketa: Banka shqiptare

Lajme të lidhura

Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, në pranga Erisjaldo Gjuta
Aktualitet

Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, në pranga Erisjaldo Gjuta

11:00 - 15/02/26
Inspektori i Policisë përfshihet në  aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Aktualitet

Inspektori i Policisë përfshihet në aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes

09:46 - 15/02/26
Reshje shiu dhe dëbore në Kukës, rënie gurësh në aksin Bajram Curr-Valbonë
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në Kukës, rënie gurësh në aksin Bajram Curr-Valbonë

09:24 - 15/02/26
Para
COVID-19, nga sot punonjësit e adimistratës e qendrave tregtare me certifikatë vaksinimi

COVID-19, nga sot punonjësit e adimistratës e qendrave tregtare me certifikatë vaksinimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….
Breaking Views

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

11:11 - 15/02/26

Ndryshimet ligjore që do të firmosë dhe depozitojë nesër Kryeministri Rama bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, nuk e...

Lexo më shumë
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, në pranga Erisjaldo Gjuta

Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, në pranga Erisjaldo Gjuta

11:00 - 15/02/26
BE distancohet nga Bordi i Paqes, ndërsa Rama do shkojë: “Më ka ardhur ftesa nga Trump”

BE distancohet nga Bordi i Paqes, ndërsa Rama do shkojë: “Më ka ardhur ftesa nga Trump”

10:54 - 15/02/26
Inspektori i Policisë përfshihet në  aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Inspektori i Policisë përfshihet në aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes

09:46 - 15/02/26
Serie A/ Juvja shpërthen ndaj La Pennas: E papranueshme dhe e turpshme, kështu nuk flitet për futboll

Serie A/ Juvja shpërthen ndaj La Pennas: E papranueshme dhe e turpshme, kështu nuk flitet për futboll

09:38 - 15/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com