GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Budina: Arrestimi i Dakos një lojë. Basha kopjon Ramën, populli rri si dele…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mafia është në pushtet”, Budina: Rama atdhe ka paranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Regjisori Edmond Budina në një intervistë për Panorama Tv e ka konsideruar arrestimin e Vangjush Dakos si një lojë të Edi Ramës për të përgatitur terrenin që më pas të goditen Sali Berisha dhe Ilir Meta. Budina gjithashtu shprehet se Lulzim Basha po kopjon Edi Ramën, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të mos rrinë si dele, por të reagojnë.

Sipas tij, Dako duhet akuzuar për shitblerje votash, për shkak të akuzave për shitblerje votash pak vite më parë, kur Dako doli në përgjime.

“Është një shfaqje e shëmtuar. E gjitha kjo histori e arrestimit. Për një leje në 2012. Ne i kemi katet pa leje këtu në qendër të Tiranës. Kjo është e gjitha lojë. Është mirë që SPAK heton por nuk jam për sa më shumë të dënuar. Ata që kanë bërë faje duhet të paguajnë. Akuzat janë banale për ta nxjerrë sa më shpejt nga burgu. Ne e kemi dëgjuar të gjithë që ai merrte pjesë në shitblerje votash. Ai duhet arrestuar për grup kriminal në zgjedhje.

Merre Saimir Tahirin dhe sekuestroja pasurinë. Ky SPAK pse nuk vepron. Nuk ka lëvizur asgjë. Rama po parapërgatit faktin që të fusë në burg këta të opozitës, Synimi i tyre është të fusë në burg Ilir Metën dhe Sali Berishën që të shkatërrojë opozitën. Pse Edi Rama sulmon kaq shumë Sali Berishën? Tregon që rreziku i Edi Ramës është Sali Berisha”, deklaroi ai.

Ai shtoi se duhen protesta në rastet kur paligjshmëria bëhet ligjshmëri, dhe populli nuk ankohet nga frika se mund të humbasë vendin e punës.

“Duhet një përplasje se s’bën me protesta me të gjitha. Në të gjitha vendet ndodh. Edhe dje KAS nuk respektoi ligjin. Ai e hodhi poshtë. Po bëhet paligjshmëria, ligjshmëri. Dhe populli rri si delet, urtë se të hoqën nga puna. Po të dalin më vete këta të vulës, është e pamundur që të krijojnë një front të përbashkët. E kanë çuar çështjen në gjyqe.

Me gjithë gjynahet e Sali Berishës të ngriheshin dhe të merrnin vota. Edhe sot bëni paralelizmat. Edi Rama del dhe falenderon votuesit. Shikoni si e kopjon Lulzim Basha, bën takime me të rinjtë. Hedh teza të vjetra për hapjen e Partisë Demokratike. Ai i ka bërë listat në 12 të natës dhe ka caktuar ata që ka dashur. Ti je i pari që nuk i ke hapur listat. Ti je pjesë e të shkuarës”, u shpreh Budina.

Etiketa: BASHAberishaBudinaDakoRama

Lajme të lidhura

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria
Aktualitet

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit
Aktualitet

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
Para
Dielli do të ndriçojë jetën e këtyre 3 shenjave të Horoskopit në muajin qershor

Dielli do të ndriçojë jetën e këtyre 3 shenjave të Horoskopit në muajin qershor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria
Aktualitet

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Ballkanin Perëndimor po hyn në një fazë të re rritjeje. Ky proces...

Lexo më shumë
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 12/05/26
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com