GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Budurushi i Veliajt i dha 1 milion euro për klorin, Nuçi Shamija pa leje nga Shëndetësia

13:09 - 27/02/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Budurushi i Veliajt i dha 1 milion euro për klorin, Nuçi Shamija pa leje nga Shëndetësia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Uji që vjen në rubinetin e qytetarëve nuk konsumohet, ndërkohë drejtori i Veliajt në Ujësjellës bën tendera për karbon filtrimi dhe u ndan paratë një grushti biznesmenësh. Dhe meqenëse ka shumë lekë në këto tendera, hapet pazari me disa institucione dhe shpërndahet përgjegjësia për korrupsionin.

Kështu, pasi ka prokuruar 2 miliard lekë për klor dhe kimikate të tjera, drejtori i UKT, Kostandin Budurushi ka bërë tender edhe për karbon filtrues (aktiv) që ka përfunduar i ankimuar në KPP. Në KPP është ankimuar edhe tenderi i klorit, por siç do t’u tregojmë më poshtë, kjo është lojë drejtorësh dhe operatorësh të korruptuar.

Pse u anulua tenderi i karbonit?

Meqenëse falsifikimet janë të dukshme dhe komisioni vlerësimit ka refuzuar ta mbyllë pazarin e të mëdhenjve, Budurushi kërkon ta bëjë këtë porosi duke futur në lojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe KPP.

Tenderi me objekt me objekt: “Blerje Karbon Aktiv për UKT sh.a”, me fond limit 56,850,000 Lekë pa TVSH, është zhvilluar në datën 20 dhjetor 2024

Çuditërisht, me shumë vonesë është bërë ankesë më 26 shkurt 2025 nga kompania “2 AT” e Nuçi Shamijas.

Kompania e tij, kliente e vjetër e Erion Veliajt dhe e ish-drejtorit Elton Kacidhja, sapo ka fituar tenderin e klorit, por kërkon edhe atë të karbonit.

Shamija kërkon “Shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “2 AT” SHPK në procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur mbi kufirin e lartë monetar”, Marrëveshje Kuadër, me Nr. REF29713-11-15-2024, me objekt: “Blerje Karbon Aktiv për UKT sh.a”, me fond limit 56,850,000 Lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 20.12.2024, nga autoriteti kontraktor, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, SHA”.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në sistemin elektronik të APP-së, mësojmë se komisioni i vlerësimit të ofertave e ka skualifikuar “2 AT” sepse operatori ekonomik ka paraqitur Autorizim Prodhuesi të

datës 20.12.2024 nga prodhuesi “JACOBI CARBONS ITALIA SRL”, me adrese: via ugo fascolo 9 Bosiono Itali dhe Akt Autorizimi të Produktit Biocid Nr 13 datë 19.09.2023 të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes në të cilin prodhues është cituar” JACOBI CARBONS GBMH GJERMANI.

Ky rast falsifikimi duhej denoncuar në prokurori, por drejtor Budurushi që kërkon të favorizojë kompaninë, dërgon shkresa tek Ministria e Shëndetësisë për ta mbuluar skandalin dhe për të shpërndarë përgjegjësinë.

“Duke qenë se kemi një mospërputhje të Autorizimit të prodhuesit dhe Akt Autorizimi të Produktit Biocid Komisioni i Vlerësimit te Ofertave ndodhur në këto kushte i është drejtuar me shkresën me nr 17736/7 datë 7 janar 2025 Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duke i kërkuar asistence në lidhje me këtë fakt”, sqaron komisioni, i cili nuk “lexon” mirë dokumentet dhe kërkon t’ia “përkthejë” ministria.

Ne datën 22 janar 2025 me shkresën me nr K-157 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përgjigjet se Autorizimi lëshohet sipas përcaktimeve në formatin e miratuar të autorizimit, sipas legjislacionit ne fuqi. Pra, ministria nuk e hëngri “kulaçin” e Budurushit.

Në këto kushte, Komisioni i vlerësimit të ofertave vendos skualifikimin e ofertës të dorëzuar nga operatori ekonomik “2AT” sh.p.k.

Pra, megjithëse bëhet fjalë për ujin e pijshëm, shëndeti i njerëzve varet për fat të keq nga shkalla e korrupsionit të zyrtarëve.

Në KPP e ka çuar tenderin edhe një firmë tjetër pjesëmarrëse, e cila duket se merr pjesë në tender vetëm formalisht. Më konkretisht, më 26 shkurt CHIMICA-AL SHPK  ka bërë ankesë online për tenderin “Blerje Karbon aktiv për Ukt sh.a”. Kompania ka një vit që është krijuar dhe ka vetëm 1 punëtor. Pra, i ka shanset zero që të fitojë një tender të përmasave të tilla.

Precedenti i tenderit të karbonit në KPP dhe prokurori

Këtë tender të UKT e merrte vazhdimisht W.Center SHPK, por siç doli vitin e kaluar, kompania përdorte dokumente të falsifikuara.

Konkretisht në 1 shtator 2023, kompania mori tenderin 51 783 370,00 lekë. Në të njëjtën situatë si këtë vit, komisioni i vlerësimit ka konstatuar se dokumentet e karbonit nuk janë në rregull prandaj ia kanë lënë pronarit ta zgjidhë më lart.

KPP e drejtuar nga Jonaid Myzyri vazhdimisht merr vendime në favor të biznesmenëve të korruptuar dhe u heq përgjegjësinë ligjore drejtorëve.  Kështu, më datë 11 tetor 2023, Komisioni i Prokurimit Publik, vendosi të pranojë ankesën e operatorit ekonomik “W. Center” SHPK në procedurën e mësipërme të prokurimit dhe urdhëroi UKT të anulojë skualifikimin e “W.Center” SHPK, si dhe të korrigjojë shkeljet, duke e kualifikuar këtë kompani.

Më 20 dhjetor 2024, GJKKO shpalli të pafajshëm 3 punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë të cilët u akuzuan nga SPAK se favorizuan kompaninë ‘W Center’ të Blerim Shemajt në një tender me vlerë rreth 143 milionë lekë për blerje kimikatesh dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, të datës 11 janar 2019. Ndërsa biznesmeni u dënua me 6 muaj burg pasi u akuzua për falsifikim dokumentesh.

Të pafajshëm u shpallën Ledia Ramon, Ortjon Dhamin dhe Engjëll Dedjan, punonjës të UKT. Ata u akuzuan nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar iu konvertua dënimi në 8 muaj shërbim prove gjatë të cilës i pandehuri nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij

Kjo ishte skema e ish drejtorit Elton Kacidhja që po e ndjek edhe pasardhësi në këtë post Kostandin Budurushi.

Tenderi fiktiv 2 miliardë lekë

Siç e cekëm edhe më sipër, 2 miliard lekë është tenderi i fundit i firmosur nga drejtori Kostandin Budurushi. Prokurimi ka për objekt “Blerje kimikate për UKT sh.a” të ndarë në lote: Loti 1: “Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%” Loti 2: “Blerje Acid Klorhidrik 30-33%” Loti 3: “Blerje Poliklorur Alumini 10±0.5 %”.

Nga dokumentet e Loti 1, mësuam se drejtor Budurushi ndërmori hapin drastik “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”,  Procedurë është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Procedurë fiktive?

Siç duket edhe nga dokumenti më sipër,  SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë e ka dhënë tashmë kontratën me kompaninë “2AT” për Loti 1: “Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%”. Tenderi është hapur më 18 nëntor 2024 dhe ishte lënë afat për dorëzimin e dokumenteve deri më 20 dhjetor 2024. Loti 1 e ka fondin limit 75 250 000,00 lekë, por duke shtuar TVSH, kontrata shkon afro 1 milion euro.

Lidhur me procedurën e tenderit, Gijotina.com dyshon se është tërësisht fiktive, për t’i hedhur hi syve publikut dhe për të qenë “në rregull me letrat”.

Në tender, sipas dokumenteve të paraqitura në Agjencinë e Prokurimit Publik, janë paraqitur 3 operatorë ekonomikë, por pjesëmarrja e dy prej tyre është formale, sepse ofertat e tyre nuk kanë ndonjë vlerë.

Konkretisht, njëra kompani ka dhënë ofertën zero lekë, ndërsa tjetra ka vetëm 1 vit që është krijuar dhe nuk ka kapacitet financiar për të marrë pjesë në këtë tender. Kjo kompani është treguar “këmbëngulëse” dhe e ka ankimuar tenderin në KPP, megjithëse tashmë është shpallur fitues Nuçi Shamija.

Konkretisht, fituesi është shpallur më 19 shkurt 2025 dhe më 26 shkurt është bërë ankimimi nga kompania  CHIMICA-AL SHPK, që është në proces shqyrtimi.

Rokada e drejtorëve të Veliajt

Pasi drejtorit Elton Kacidhja i doli emri në whatsApp-et e drejtorëve të kompanisë “5D”, që janë të arrestuar nga SPAK, Veliaj bëri një rokadë drejtuesish. Kjo ndodhi më 25 tetor 2024. Kështu, në krye të Ujësjellësit u vu Elda Muçi. Pa u ulur mirë në ndenjësen e drejtorit, Muçi është zëvendësuar nga një njeri tjetër i besuar i Veliajt. Qysh nga data 5 dhjetor 2024 rezulton se administrator i UKT është emëruar Kostandin Budurushi. Kujtojmë se Kujtojmë se më 10 shkurt në bashkinë e Tiranës shkoi një grup i hetuesve të BKH që arrestuan kryetarin Erion Veliaj, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim të detyrës, pastrim të parave, fshehje të të ardhurave.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: korrupsionKostandin BudurushiNuci shamijatenderUKT

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
VIDEO/ I mjaftojnë shtatë minuta në fushë, Bajrami vulos përmbysjen e Rangers në Skoci

VIDEO/ I mjaftojnë shtatë minuta në fushë, Bajrami vulos përmbysjen e Rangers në Skoci

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com