GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama si Doktor Adhamudhi: Hoqëm subvencionimin e naftës për fermerët sepse abuzonin

18:40 - 10/04/26
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama si Doktor Adhamudhi: Hoqëm subvencionimin e naftës për fermerët sepse abuzonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Të dhemb njëri sy? Kërreje të të shpëtojë tjatri!”, thoshte doktor Adhamudhi i Çajupit. Ky personazh në versionin modern jeton më së miri tek kryeministri ynë. Sa herë i del problemi para, e ka zgjidhjen, e heq fare! Kështu ka bërë edhe me subvencionin e naftës për bujqësinë.  Pasi e kishte hequr doli dhe e diskutoi me fermerët që “i shpëtoi” nga subvencioni.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, nga ku, për herë të parë, foli edhe heqjen e subvencioneve të naftës për fermerët.

Kreu i qeverisë tha se sipas analizave dhe përllogaritjeve të bëra nga autoritetet përkatëse, subvencioni i naftës për 60 mijë fermerë më parë, jo vetëm që nuk ka ndikuar në rritjen e parametrave të prodhimit, por është abuzuar nga ana e përfituesve. Sipas Ramës, shumica e naftës së subvencionuar nuk përdorej për destinacionin e dhënë, por për “makina në qytet”.

“Kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që fuqia prodhuese, baza prodhuese e madhe apo e vogël, nuk e ka këtë lloj proporcioni. Nuk kanë 60 mijë njësi prodhimi dhe në këtë sens ne nuk kemi hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë për naftë, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë.

Shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve kanë qenë të detyruar të marrin naftën dhe t’ua japin të tjerëve, sepse është dhënë për sipërfaqe dhe sipërfaqja është në emrin e dikujt tjetër. Ai person tjetër mund të ketë një makinë në qytet dhe merr naftën nga ai që punon tokën.

Dhe e treta, nuk ka rezultuar që kjo formulë ka ndikuar në rritjen e parametrave të prodhimit dhe as që dalja nga kjo formulë do të sjellë ulje të prodhimit”,- tha Rama.

Nuk është hera e parë që Rama e nxjerr në pah “Adhamudhin” që la brenda vetes. Dikur mori një sopatë dhe i binte shtyllave të KESH-it. Nje herë tjetër la mikrofonin, nxori megafonin brenda dhomës së komisionit parlamentar që po e hetonte për korrupsion. Jo shumë larg hoqi TIk Tok për një qëllim të mirë!

gijotina.com/

 

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike
Breaking Views

Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike

19:44 - 10/04/26
Qeveria miraton vendimin, Këshill për paratë e lojërave të fatit që do t’u jepen “projekteve”
Breaking Views

Qeveria miraton vendimin, Këshill për paratë e lojërave të fatit që do t’u jepen “projekteve”

19:28 - 10/04/26
Të shtëna në Nikël/ Viktima dhe autori ishin fqinj, detajet e para
Aktualitet

Të shtëna në Nikël/ Viktima dhe autori ishin fqinj, detajet e para

19:12 - 10/04/26
Para
Të shtëna në Nikël/ Viktima dhe autori ishin fqinj, detajet e para

Të shtëna në Nikël/ Viktima dhe autori ishin fqinj, detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike
Breaking Views

Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike

19:44 - 10/04/26

Banka e Shqiperisë ka vendosur t’i shfuqizojë licencën institucionit financiar të parasë elektronike, Soft & Solution në pronësi të biznesmenit...

Lexo më shumë
Qeveria miraton vendimin, Këshill për paratë e lojërave të fatit që do t’u jepen “projekteve”

Qeveria miraton vendimin, Këshill për paratë e lojërave të fatit që do t’u jepen “projekteve”

19:28 - 10/04/26
Të shtëna në Nikël/ Viktima dhe autori ishin fqinj, detajet e para

Të shtëna në Nikël/ Viktima dhe autori ishin fqinj, detajet e para

19:12 - 10/04/26
Rama si Doktor Adhamudhi: Hoqëm subvencionimin e naftës për fermerët sepse abuzonin

Rama si Doktor Adhamudhi: Hoqëm subvencionimin e naftës për fermerët sepse abuzonin

18:40 - 10/04/26
Pa kaluar 24 orë, Bordi i Transparencës rrit me 7 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet 217 lekë/litër!

Pa kaluar 24 orë, Bordi i Transparencës rrit me 7 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet 217 lekë/litër!

17:00 - 10/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com