GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bujqësia drejt rrënimit/ Krifca shpenzon 86 mld lekë për të “arnuar” kanalet vaditëse

13:18 - 03/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Bujqësia drejt rrënimit/ Krifca shpenzon 86 mld lekë për të “arnuar” kanalet vaditëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në muajt e fundit sektori i bujqësisë shënoi rënie në mënyrë paradoksale, pavarësisht masave që mori qeveria për subvencionimin e naftës pa akcize ndaj fermerëve dhe me rritjen e mbështetjes me grante nga fondet IPARD që ishin më të larta sidomos para zgjedhjeve. Sipas raporteve të INSTAT ky sektor ka më shumë mundësi për produktivitet, pasi zë 18 % të PBB, por këto mundësi nuk shfrytëzohen. Banka Botërore ka theksuar se bujqësia në Shqipëri është dobësuar për shkak se forca punëtore nuk paguhet dhe nga keqmnenaxhimin i qeverisë.

Sigurisht që kjo qëndrojnë, se çdo vit kemi dëgjuar nga qeveria se po investon në kanalet ujitëse dhe ato vaditëse, në mënyrë që të rritet prodhimi bujqësor dhe të mbrohemi nga përmbytjet. Në fakt çdo vit ka ndodhur e kundërta, pasi jemi përmbytur dhe shumë zona vuajnë për kanale vaditëse.

Por, qeveria nuk ndalet me kaq vazhdon të shpenzojë miliarda lekë për këto kanale që në fakt nuk janë funksional. Këtë herë Ministria e Bujqësisë ka hapur një tender me 19 lote për riparimin e kanaleve vaditëse. Në tenderin e publikuar nga Agjencia Prokurimit Publik  thuhet se në total për këtë projekt do të shpenzohen 866. 303. 595  lekë të reja  pa TVSH ose 7. 157. 168  Euro pa TVSH. Shuma do të ndahet në disa pjesë, pasi ministria pretendon se do të riparojë kanalet në disa zona.

Ndërkohë, ajo që na bie në sy është se në këtë tender nuk flitet në asnjë moment për hapjen e kanaleve që do të shërbenin për vaditje apo kullim, që tokat të mos përfundojnë nën ujë sa herë që ka shira. Por, me miliarda lekë do të bëhet vetë “riparimi” i këtyre kanaleve, që pjesa më  e madhe janë bërë inekzistent për shkak se prej vitesh nuk është vënë më dorë mbi ta dhe nuk janë më funksional. Ndërsa skandali thellohet kur dokumentet e tenderit tregojnë se riparimet do të bëhen të pjesshme. Me pak fjalë Krifca po “arnon” sistemin kullues e vaditës në vend.

Nuk e di se si Frida Krifca do mund të dërgojë ujë në tokat e buqëve tanë, duke hedhur 15 mln lekë vetëm për rehabilitimin e pjesshëm të një kanali. Kur realiteti tregon që këto kanale nuk kanë nevojë vetëm për rehabilitim. Në dokument thuhet se 38 milionë lekë do të shkojnë për të përforcuar argjinaturën e Lumit Shkrumbin, nuk e dimë pse  u kujtua kaq vonë qeveria, kur prej shumë vitesh zona të tëra janë përmbytur sa herë ka pasur reshje.  Me vlera kaq marramendëse do të paguhen edhe riparimet për kanale të tjerë, por sikur e cekëm më lartë një pjesë e mirë e tyre janë shkatërruar plotësisht. Pikë tjetër që bie në sy është loti 7, për të cilin do të shpenzohen 93 milionë lekë për forcimin e argjinaturës së lumit Vjosa në Fier, vetëm nga një anë dhe vetëm për një pjesë që kalon ne fshatin Kafaraj.

Premtime boshe

Vazhdimisht qytetarët, agronomë dhe ekspertë kanë nxjerrë në pah rastet ku me qindra hektarë tokë në Shqipëri janë shkatërruar për shkak se janë tharë nga mungesa e ujit, ose nga përmbytjet e vazhdueshme.  Zona e Myzeqesë është ajo që vuan më shumë si nga thatësira në verë edhe nga përmbytjet në dimër. Një vit më parë banorët e fshatrave Luz dhe Lekaj në Rrogozhinë kanë treguar se 10 hektarë tokë iu kanë shkuar dëm pasi nuk mund të vadisin fidanët e mbjellë. Ata kanë treguar se një pjesë e kanaleve janë tharë për ujë, ndërsa pjesa tjetër është e bllokuar nga barishtet. Ndërkohë ky probleme vazhdon të jetë edhe sot, pra akoma asnjë investim nga Ministria e Bujqësisë, por fermerët sigurojnë vetë ujin me kushte torturuese dhe që kanë kosto të lartë.

Gjithashtu, banorët e fshatrave në Krujë tregojnë se të mbjellat e tyre rrezikojnë të thahen. Uji për vaditur tokat mungon ndërsa temperaturat rriten. Sipas agronomëve shkak për këtë situatë është mungesa e sistemit të vaditjes ku prej dy dekadash askush nuk vë dorë. Agronomët kanë treguar për mediat se janë 11-12 rezervuarë në rrethin e Krujës me 30 milionë m3 kub ujë por nuk shfrytëzohen.

Në këtë gjendje janë pothuajse të gjithë fshatrat në Shqipëri, prandaj dhe bujqësia po shkon drejt degradimit. Ndërkohë edhe me këto miliarda lekë që po shpenzon qeveria duket që do të bëjë vetëm një punë gjysmake, pasi për çdo lot thekson riparim të pjesshëm, apo forcimin e njërës anë të kanaleve. Kur në fakt sistemi ujitës dhe ai kullues në vend kanë nevojë për ndërhyrje të vërtetë.   Kjo na lë të kuptojmë që edhe këtë herë do kemi premtime boshe dhe investime gjysmake/ E.H/ Gijotina.com/

 

 

 

 

Etiketa: bujqesiFrida Krifcakanale ujitesekanale vaditesekrizekryesore2shpenzimetender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Makina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, 2 të plagosur rëndë në Krujë

Makina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, 2 të plagosur rëndë në Krujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com