GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bujqësia në kaos, ngricat po dëmtojnë serat

07:38 - 25/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e taksave bujqësore, bizneset: Do ndikojnë në çmimet e prodhimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngricat e ditëve të fundit që kanë përfshire të gjithë vendin po dëmtojnë serat e sapombjella në të gjithë vendin për sezonin e pranverës.Mes vështirësive që ka sjellë rritja e çmimeve të lëndëve të para, sidomos plehrave dhe pesticideve, si dhe përmbytjeve të nëntorit të vitit të kaluar, tani mbjelljet në sera rrezikohen të dëmtohen rëndë nga ngricat e ditëve të fundit. Dëmet më të mëdha po i pësojnë serat në zonat rurale të Beratit për shkak të temperaturave më të ulëta në raport me mesataren kombëtare.

“Të hënën në mëngjes, shkula shumë rrënjë në sera, të cilat ishin dëmtuar nga ngricat, por nëse vijojnë edhe për tre ditë, sipas parashikimeve, atëherë dëmi do të jetë i madh” tha Gentian Ziu nga zona e Kutallisë në Berat, i cili kultivon rreth 1 hektar serë.

Ai tha se sera nuk mund të mbrohet për temperatura më të ulëta se -1, teksa shumë fermerë po përpiqen t’i mbrojnë bimët me mjete rrethanore, të tilla si kartopeceta (shiko foton bashkëngjitur). Ndryshimet klimatike i kanë shtuar rreziqet në bujqësi duke rritur intensitetin e thatësirave, përmbytjeve dhe ngricave. Ngjarjet ekstreme të motit janë shtuar e gjithashtu dëmet në bujqësi.

Përmbytjet e nëntorit të vitit të kaluar i shkatërruan disa sera në qarkun e Beratit, ndërsa tani temperaturat e ulëta duket se do të shkatërrojnë atë çka u mbijetoi përmbytjeve.Klima në bizneset bujqësore është përkeqësuar vitin e fundit pas sinjaleve për përmirësim që u dhanë në vitin 2020 prej investimeve në zinxhirët e furnizimit.

Heqja e stimujve fiskalë për bujqësinë me paketën e vitit 2022, rritja me mbi 100% e çmimeve të inputeve bujqësore dhe kërkesa e ulët nga eksporti i kanë zhytur fermerët në borxhe. Shumë prej tyre kanë hequr dorë nga mbjelljet e sezonit për shkak të vështirësive financiare nga humbjet që u krijuan gjatë sezonit të dytë të mbjelljeve.

Si pasojë e kësaj problematike, eksportet e zarzavateve arritën gjatë vitit të kaluar 8,830 milionë lekë, me rënie me 0.4% në raport me vitin 2020. Zarzavatet janë produkti më i eksportuar nga grupi i ushqimeve me një rritje të shpejtë vitet e fundit si rrjedhojë e investimeve në sera dhe shtimit të sipërfaqes se mbjellë. Nga viti 2010 në vitin 2021 eksportet e zarzavateve u shumëfishuan, duke arritur një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh nga 464 milionë lekë më 2010.

Rritja e të ardhurave nga eksporti rriti potencialet e bujqësisë në zonat më prodhuese të vendit, Fier dhe Berat. Eksportet ndikuan në rritjen e bizneseve në ferma, u bënë shkak për investime në teknologji, modernizim dhe ekspertizë. Mirëpo vështirësitë e dy viteve të fundit i çuan në rënie eksportet dhe të ardhurat për fermerët./ Monitor/

Etiketa: bujqesiDëmtimenghricasera

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
I ftohti “pushton” Shqipërinë, temperaturat deri në -15 °C

I ftohti “pushton” Shqipërinë, temperaturat deri në -15 °C

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com