GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Bujqësia në krizë”, PD propozon 5 pikat për nxitjen e prodhimit vendas

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bujqësia në krizë”, PD propozon 5 pikat për nxitjen e prodhimit vendas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike në Lushnje, Eduart Sharka ka reaguar lidhur me kushtet e vështira në të cilat ndodhet bujqësia duke propozuar 5 pika për daljen e vendit nga situata.

Në një deklaratë për mediat, Sharka kërkon nga qeveria marrjen e disa masave të menjëhershme, ndërsa të cilat alokimin e fondit të mjaftueshëm për të furnizuar me naftë pa taksa fermerët. Gjithashtu ai kërkon të shmangen burokracitë e tjera, që i kushtojnë fermerit me shumë se tarifa që do të përfitojë.

Deklaratë e Kryetarit të PD Lushnje, Eduart Sharka:

Partia Demokratike, në konteksin e krizave botërore, dhe situatës së veshtirë ku ndodhet sot bujqësia, vlerëson si emergjente marrjen e disa masave të menjëhershme për të nxitur prodhimin vendas,dhe frenuar braktisjen e bujqësisë dhe të zonave rurale.

Për këtë propozojmë:

1-) Për nxitur mbjelljet e sezonit të vjeshtës, i kërkojmë qeverisë të alokojë fondin e mjaftueshëm për të furnizuar me naftë pa taksa 50%-shin e ngelur të fermerëve të cilët kanë aplikuar, janë shpallur fitues dhe nuk përfitojnë për mungesë të fondeve.

2-) Të dyfishojë kuotën mbështetëse për një Ha të mbjellë me grurë, nga 30 mijë në 60 mijë lekë, dhe të heqë kriteret diskriminuese si ai që përfitojne vetëm ata që mbjellin mbi një hektare, sepse vetëm ky kriter përjashton mbi 70% të fermerëve nga kjo skemë.

Gjithashtu të shmangen burokracitë e tjera, që i kushtojnë fermerit me shumë se tarifa që do të përfitojë.

3-) Plotësimin me fondin e nevojshëm të skemës mbështetëse për blektorinë për të paguar 50%-shin e mbetur të blektorëve të kualifikuar. Aktualisht kanë aplikuar 6 mijë blegtorë dhe viza e kuqe është te numri 3 mijë.

4-) Korigjimi i menjëhershëm i politikave fiskale që prekin sektorin e bujqësisë:

a-) Korrigjimin e ligjit për TVSH-në duke barazuar shkallën e TVSH në shitje me atë në blerje për qarkullim e brendshëm të produkteve bujqësore e blektorale që furnizohen nga prodhuesit me statusin “Fermer”.

Për këtë “gafë fiskale” të qeverisë sot një konsumator shqiptar kur blen një produkt fermeri në treg te formalizuar paguan 22-27% TVSH kur duhet të paguaj vetëm 20% dhe një subjekt tregtar që furnizon këtë produkt paguan 20% tatim mbi xhiron, në vend që të paguajë 20% tatim mbi vlerën e shtuar. Pikërisht për këto arsye qarkullimi i brendshëm i këtyre produkteve është 90% informal.

b-) Njohjen si të kreditueshme të TVSH-së së paguar në blerje për eksportuesit e produkteve bujqesore që furnizohen nga prodhuesit me statusin “Fermer”.

c-) Zerimin e TVSH -së për imputet bujqësore që aktualisht është 10%. Ndëerkohë që të gjitha qeverite e botës bëjnë ulje të barrës fiskale për prodhuesit bujqësor, kjo qeveri bën të kundërtën.

d-) Heqjen e 5% Tatim Fitimi për SHBB (Shoqeritë e Bashkëpunimit Bujqësor) dhe njesim të statusit të tyre me statusin fiskal të prodhuesit me status “Fermer”.

 

Etiketa: bujqesiaPD

Lajme të lidhura

Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Para
Masakroi 51-vjeçarin me thikë, policia ndjek “këmba-këmbës” autorin në Maliq

Masakroi 51-vjeçarin me thikë, policia ndjek "këmba-këmbës" autorin në Maliq

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës
Aktualitet

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26

Ndërsa sterilizimi ofrohet tashmë nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, OSHIS, një auditim i fundit i KLSH, zbulon shifra...

Lexo më shumë
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com