GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bukurosh Maçi i Peqinit i jep 84 MLN lekë “Kastratit”, merr “karton të kuq” për tenderin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Bukurosh Maçi i Peqinit i jep 84 MLN lekë “Kastratit”, merr “karton të kuq” për tenderin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më mirë do të ishte që Këshilli i Ministrave të nxirrte një vendim për t’ia kaluar totalisht Kastratit fondin e furnizimit me karburant të institucioneve dhe të kursente kohën duke bërë tendera fiktivë.

Teksa kemi zbërthyer dokumentet e kontratave tenderuese, Gijotina.com shpesh herë ka ngritur shqetësimin se oligarku Shefqet Kastrati përveçse kontrollon tregun e karburanteve vendos edhe për prokurimet, fondin limit, çmimet e tyre, afatet dhe cilësinë. Këtë pretendim e vërteton çdo tender i radhës që publikohet nga Agjencia e Prokurimeve Publike, ku “Kastrati” valvit “Flamurin e Kuq”, të vendosur nga Open Data si shenjë e riskut të korrupsionit.

Këtë herë Kastrati ka shtrirë dorën tek kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, i cili kishte njoftuar një tender me objekt ‘Blerje karburanti’ në 12 prill 2024. Përmes këtij prokurimi do të blihet naftë dhe benzinë për nevojat e Bashkisë, ku i janë vënë në dispozicion 84 milionë lekë.

Fillimisht për këtë kontratë u paraqiten dy oferta nga; “Kastrati” SHPK dhe “Ergen” sh.p.k. Ky i fundit kishte edhe ofertën më të ulët, 82 milionë lekë.

Për 2 milionë lekë më pak nuk ia vlen të lihet Kastrati në vend të dytë! Por me aq para mund të bëhen shumë gjëra në favor të qytetarëve të thjeshtë. Për shembull, mund të ishin rregulluar disa stenda tregtareve të bujqësisë në Peqin, të cilët akoma vuajnë për një treg të mirfilltë. Mund t’i jepeshin një familje në nevojë të shtynte disa muaj.

Dhe për më tepër, kryetari nuk ka marrë mundimin ta konsiderojë këtë ofertë, por e ka skualifikuar që në fazën e parë, për t’i lënë kështu rrugën e hapur Shefqet Kastratit.

Në datë 22 prill 2024, kur është mbajtur tenderi, në garë ka qenë vetëm oferta e Kastratit, e cila automatikisht është shpallur fituesi.

Këtu është shkelur edhe një tjetër rregull, pasi oferta e Kastratit ka qenë sa 100% e fondit limit, ndërsa udhëzimet kërkojnë që të paktën të ulet vlera deri me 25% të fondit limit.

Ndërkohë na lind një pyetje duke parë se po “digjen” 84 milionë lekë nga makinat. Sa mjete ka Bashkia Peqin në disponim dhe sa punë bëjnë këto? Pse kryetari ka synuar çmimin më të lartë për të blerë 50 mijë litra naftë dhe 3 mijë e 600 litra benzinë? Kjo nuk reflektohet në dokumentet standarde të tenderit ku duhej treguar mënyra si është llogaritur fondi limit.

Nga ana tjetër, megjithëse jepet një parashikim për sasinë naftës që do të furnizohet, kjo nuk mund të konfirmohet, përderisa Kastrati e përcakton vetë çmimin, madje edhe normën e fitimit. Në kontratë përcaktohet se norma e fitimit do të jetë   në vlerë absolute 17 lekë/litër.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: bashkia peqinKastratired flagtender

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Komisioni Hetimor TIMS, Salianji: 3 institucione nuk kanë kthyer përgjigje

Komisioni Hetimor TIMS, Salianji: 3 institucione nuk kanë kthyer përgjigje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës
Sport

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26

Gabim i dyfishtë i Etrit Berishës në minutën e 22-të: ‘gardiani’ kuqezi fillimisht gabon në pasim, duke ia dhuruar topin...

Lexo më shumë
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

15:25 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com