GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bukurosh Maçi iu fal 500 MLN lekë Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt për rrugën që e mori lumi

13:18 - 20/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Bukurosh Maçi iu fal 500 MLN lekë Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt për rrugën që e mori lumi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tani që afrohen zgjedhjet, kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, ka nxjerrë nga nxjerrë me urgjencë nga sirtari projektin e ndërhyrjes në një rrugë që ka 5 vjet që është shembur. Kjo rrugë gjysmë e shembur, që vë në rrezik jetën e banorëve që kalojnë aty, është lënë në mëshirë të fatit. Nga ana tjetër, kryetari nuk mund të thotë që po investon për qytetarët. Siç po zhvillohet tenderi, del se Maçi ka synim kryesor pazarin me këtë fond.

Në 2019, prej reshjeve të shumta, Lumi Shkumbin u fry dhe për pasojë rruga u dëmtua në një pjesë të saj. Qysh atëherë banorët e raportuan rastin në media, duke i bërë thirrje autoriteteve të merrnin masa, pasi vihej në rrezik jeta e tyre.

Foto, viti 2019

 

Por e vetmja gjë që bëri bashkia ishte vendosja e disa kubave prej betoni rreth pjesës së shembur, siç duket në foto.

Kështu vazhdoi situata, edhe pse në vitin e shkuar sërish qytetarët u ankuan në media, duke thënë që çdo vit kur ka reshje kjo rrugë dëmtohet dhe bëhet e pakalueshme. Por, edhe viti 2023 kaloi në atë gjendje.

Foto, Viti 2023

 

Tenderi në shkelje

Tani më në fund u gjet fondi dhe duket se do të bëhet diçka, të paktën para zgjedhjeve, sepse për këtë dimër punimet do të zvarriten. Kështu më datë 22 gusht 2024 është hapur gara për tenderin me objekt ‘Ndërhyrje Emergjente në Argjinaturën e Lumit Shkumbin për shmangien e shembjes së rrugës Cengelaj – Shezë, Bashkia Peqin’.

Për këtë punë janë ndarë 500 milionë lekë, por kontrata pritet të shënojë një vlerë akoma më të lartë kur të shtohet TVSH. Nëse ndërhyrja do ishte bërë në kohë, do duheshin më pak shpenzime, por u pritën zgjedhjet. Komisioni i Maçit e ka mbyllur procedurën më 9 shtator 2024, teksa ishin 3 kompani që bënë 3 oferta të ndryshme.

Bashkimi i operatorëve “LLAZO”sh.p.k & VIANTE KONSTRUKSION sh.p.k & LIS KONSTRUKSION sh.p.k kishin ofertën më të lirë me vlerë 373 milionë lekë. Por kjo ofertë është skualifikuar për shkak se firmat nuk kanë deklaruar disponimin e disa pajisjeve të theksuara në dokumentet standarde.

Menjëherë më pas është skualifikuar edhe oferta e bashkimit të  operatorëve ’LLUCA” sh.p.k  & “T&J Construction” sh.p.k. Rrjedhimisht për në fazën finale mbeti vetëm oferta e dorëzuar nga bashkimi i operatorëve “ASI-2A CO” sh.p.k. – “Shendelli” sh.p.k, me vlerë rreth 500 milionë lekë.

Më datë 19 shtator 2024 është bërë publike kontrata, e skuqur nga shkeljet.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, shenja që tregon riskun e korrupsionit.

Kjo kontratë u fitua nga dy eksponentë të favorizuar vazhdimisht prej zyrtarëve të korruptuar të tenderave. Njëri është Astrit Gjikondaj, i cili me kompaninë e tij ka përfituar deri tani 171 kontrata për punë publike, shumicën e të cilave me “Flamur të kuq”. Marrja e tenderave përmes korrupsionit është evidentuar edhe nga KLSH në auditimin e Bashkisë Himarë.

Dyshja Andrea Gjikondaj dhe Astrit Gjikondaj nënvizohen për tenderat e rikonstruksionit pjesor të Shkollës 9-vjeçare Himarë si dhe për ujësjellësin e zonës Barmush, Hore dhe Vranisht, pasi kompania e tyre ASI-2A CO nuk plotësonte kriteret.

Ndërsa biznesmeni tjetër përfitues i tenderit është Yzedin Bozhaj, i përkëdhelur vazhdimisht nga qeveria me koncesione dhe tendera të pamerituar. Nisur edhe nga “CV” e dy përfituesve, nuk pritet që projekti të mbarojë në kohë dhe me cilësi, pavarësisht premtimeve që kanë marrë banorët.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bashkia peqinBukurosh Maçie shembur ne vitin 2019red flagrrugayzedin bozhaj

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Vdes në banesë 53-vjeçari në Tiranë, ja çfarë thotë policia

Tre të mitur largohen nga një qendër sociale në Elbasan, policia në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Lexo më shumë
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com