GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bukuroshi i Peqinit i fal 174 MLN lekë babait të shefit të financës

11:49 - 17/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, abuzon me fondet e pakta që i shkojnë qytetit për punët publike. Më datë 15 nëntor 2023 ai ka firmosur tenderin me objekt “

Kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, abuzon me fondet e pakta që i shkojnë qytetit për punët publike. Më datë 15 nëntor 2023 ai ka firmosur tenderin me objekt “

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, abuzon me fondet e pakta që i shkojnë qytetit për punët publike. Më datë 15 nëntor 2023 ai ka firmosur tenderin me objekt “Ndërtimi i tregut te produkteve Bujqësore”, për të cilin janë lënë në dispozicion 174 milionë lekë.

Në foton më poshtë duket planimetria e tregut që parashikohet të ndërtohet. Sigurisht që do të jetë i vogël, me skelet të thjeshtë. Megjithatë, do të ishte një investim i mirë për qytetarët dhe tregtarët.

Gjithsesi, Maçi po përvetëson nga fondi përmes këtij prokurimi. Prandaj, nuk besojmë që në fund do të dalë një punë e mirë për qytetarët.

Duke qenë se prokurimi është kryer në shkelje të ligjit, Open Data e ka shënuar me “Red Flag”, që sot ë thorë risk i lartë korrupsioni. Fillimisht për këtë prokurim janë paraqitur dy oferta, njëra nga bashkimi i operatorëve “BOE LLUCA” & “METEO” Shpk dhe tjetra nga firma “INA shpk”.

Por, kjo e fundit është skualifikuar që në fazën e parë.

Ndërkohë mbeti mbi tryezë vetëm zarfi me ofertën e bashkimit të operatorëve “BOE LLUCA” & “METEO” Shpk, të cilët u shpallën fitues në mungesë të konkurrencës. Dhe këtu shkelet rregulli bazë i prokurimeve.

Në këtë pikë vlen të përmendim se ky është shpërblimi i dytë që Myftaraj dhe Lluca marrin për ndërtim tregu. Në 21 prill 2022, kryetari i Bashkisë së Peqinit, Lorenc Tosku në atë kohë ka firmosur tenderin klientelist për ndërtimin e tregut të fruta-perimeve të qytetit, me vlerë rreth 80 milionë lekë. Tregu u ndërtua pas shumë denoncimeve nga qytetarët dhe mediat.

Kompanitë e ‘ujqërve’

Po të ecim më tutje dhe të marrim pak informacion për secilën nga kompanitë do të shohim se gjendemi para një afere korrupsioni.

Nga të dhënat e disponuara rezulton se “Lluca” shpk merr shpesh tenderë nga Bashkia Peqin dhe bashkëpronar i kompanisë “Lluca” është Naim Lluca.

Ky i fundit është babai shefit të financës në Bashkinë Peqin, Emilian Lluca.

Pra Maçi u jep tenderë drejtorëve të tij. Drejtorët bëjnë letrat për të marrë tenderët, përmes kompanive në emrin e familjarëve.

 

Ndërkohë, prej 8 vitesh, biznesmeni Eral Myftaraj, që është pronar i 4 firmave, “Meteo Shpk”, “AL-MEXËOOD Sh.p.k”, “Albanian Archives Sh.p.k” dhe i koncesionit të fidanëve “ALMEX GREENWOOD”, i fut duart lirshëm në arkat e institucioneve qendrore, nëpër bashki, në QSUT, spitale e inspektorate dhe merr tenderë të shumtë. Dhe nuk është aspak çudi, sepse pas tij gjendet një ish-ministër i rëndësishëm i qeverisë “Rama”.

Lexo edhe: Partia Socialiste fiton 53 bashki, “Bashkë Fitojmë” vetëm shtatë

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBukurosh MeciEmilian llucajEral MyftarajNaim Llucatender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Shtyhet seanca për Laert Haxhiun, ja kur do jetë seanca e radhës

Shtyhet seanca për Laert Haxhiun, ja kur do jetë seanca e radhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com