GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Bullgaria hap parkun e saj më të madh diellor afër Dupnitsa

17:54 - 22/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Bullgaria hap parkun e saj më të madh diellor afër Dupnitsa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Termocentrali më i madh diellor i ndërtuar deri më tani në Bullgari, Verila Solar Park (123 megavat), është funksionalizuar zyrtarisht të enjten. Nëpërmjet saj, Electrohold Trade do të furnizojë telekomin Yettel dhe kompaninë e pajisjeve të telekomit CETIN me energji të gjelbër për 10 vitet e ardhshme, pasi të dyja palët nënshkruan një marrëveshje për blerjen e energjisë.

Kjo është kontrata më e madhe e korporatës në Bullgari deri më sot. Ajo do të sigurojë 80% të konsumit total të dy kompanive, ka thënë zyra e shtypit e kompanisë.

Ky park dhe projekte të ngjashme janë hapi që do ta çojë sektorin e energjisë drejt një gjenerimi më modern dhe më të pastër, kanë thënë zyrtarët gjatë hapjes.

Ata kanë theksuar se Verila është një objekt unik dhe është i vetmi i përmasave të saj në Bullgari.

Objekti do të përdorë rreth 222,000 panele fotovoltaike dhe zë mbi 130 hektarë. Në ditët me diell, ai mund të furnizojë me energji zona si Kyustendil dhe Blagoevgrad.

Investimi në Parkun Solar Verila është pak më shumë se 200 milionë BGN, i siguruar me fonde të veta dhe financim nga DSK Bank dhe Varengold Bank, kanë thënë nga kompania.

Kapaciteti i instaluar i parkut fotovoltaik përfaqëson 7% të kapacitetit total të ndërtuar deri më tani në këtë segment në vend. Aktualisht në vend janë instaluar rreth 1700-1800 megavat kapacitet fotovoltaik./KosovaPress

Etiketa: BullgariaDupnitsaparku i madh diellor

Lajme të lidhura

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg
Botë

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

15:26 - 16/03/26
“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave
Aktualitet

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

14:50 - 16/03/26
Para
VIDEO/ Aksidenti në Durrës, përplasen 3 automjete

VIDEO/ Aksidenti në Durrës, përplasen 3 automjete

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg
Botë

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

15:26 - 16/03/26

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Lexo më shumë
“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

14:50 - 16/03/26
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

14:46 - 16/03/26
Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

14:25 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com