GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Bullisti i vjetër Rama me përpjekje të re për t’ua hipur mediave

në Editorial, KRYESORE, OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Bullisti i vjetër Rama me përpjekje të re për t’ua hipur mediave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, i cili ka kapur thuajse të gjitha pushtetet në vend, po shkon drejt një tjetër përpjekje për të futur ndër shalë mediat (ato pak që kanë mbetur ende larg ndikimit të kthetrave të pushtetit). Ky është perceptimi i formësuar në opinionin publik lidhur me nismën e re të shumicës, për krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar. Komision për të cilin socialistët nën Ramën betohen se do të luftojë me zell dezinformimin.

Kreu i qeverisë është shquar për një marrëdhënie jo të mirë me median. Sidomos, ato që nxjerrin në pah zullumet e qeverisë së tij të zgjatur. Dhe këtë nuk e ka fshehur aspak. Gjuha dhe qëndrimi prej cubi i Ramës ndaj gazetarëve është kthyer në normalitet.

Ajo që duket një gjuhë urrejtje vërshon furishëm nga goja e kryeministrit. Shënjestra janë gazetarët të cilët marrin guximin ta pyesin për ato që udhëheqësit nuk i pëlqejnë.

Disa ditë më parë, madje, zgjati edhe duart drejt një reportereje. I bezdisur nga pyetjet e vazhdueshme për nismën që parashikon faljen e ishullit të Sazanit, Rama shtyu gazetaren e një televizioni. Një gjest i paprecedentë i një kryeministri, për të cilin jo vetëm nuk kërkoi falje, por u mundua ta deformojë në mënyrë të shëmtuar. Në një reagim publik në rrjetet sociale, njëjtë si një fëmijë i pafajshëm, Rama u shpreh si pa të keq, se shtyrja në të vërtetë nuk që e tillë – por “një prekje miqësore mbi supe pas një bisede normale me shtypin”.

Organizata të medias dhe opozita dënuan “dhunën e Ramës”, ndërsa vetë gazetarja e prekur Ambrozia Meta tha se kryeministri “më gjuajti në faqe dhe duke shkelur çdo lloj etike”.

Ky është një nga rastet e shumtë ku i zgjedhuri i shqiptarëve për të qeverisur vendin, veshur me shallvaret e pushtetit, shfaqet si dhunues i mediave.

Më herët gjatë qeverisjes së tij, ka ndërmarrë nisma që parashikonin ndalimin e gazetarëve në konferencat që mbante brenda ndërtesës së pushtetit. Fyerjet si “kazanë” janë akoma në kujtesë, me Ramën që i njësonte gazetarët me plehrat, që supozohej se do digjeshin në inceneratorët e tmerrshëm të korrupsionit.

Ndërkohë, organizatat prestigjioze dhe profesionistë të fushës, ngrënë në mënyrë periodike shqetësimin për tkurrjen e lirisë së medias. Megjithatë, këto nuk kanë rëndësi për atë që rri në majë të pushtetit. Skënderbeu i Elisës duket se ka gati planin e luftës për një tjetër fushatë sulmi ndaj mediave, që në pamundësi për ti blerë, kërkon tu fusë kopaçen.

Etiketa: Edi RamaKryesore1liria e mediasMEDIA

Lajme të lidhura

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin
Aktualitet

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
“Hiqi duart”/ Egla dhe Meritoni debatojnë ashpër, ndërhyn Ilnisa

Habit gazetari: Meritoni tërhiqet seksualisht ndaj Eglës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime
Aktualitet

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

17:15 - 11/09/26

Në Gjykatën e Vlorës po vijon bojkoti, ndërsa qytetarët kanë mbetur pa shërbime prej ditësh. Kjo ka krijuar një kolpas,...

Lexo më shumë
Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26
E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com