GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bulqizë/ 80 qytetarë në spital me shenja helmimi, dyshimet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Uji i ndotur prej katër ditësh, helmohen banorë të tjerë në Gjoricë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka shkuar në rreth 90 numri i qytetarëve të Bulqizës që janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi. Ende nuk është përcaktuar shkaku i helmimit, pasi rastet e paraqitura në spital vijnë nga zona të ndryshme të qytetit dhe jo vetëm nga një lagje apo fshat specifik.

Për të zbardhur këtë ngjarje, janë marrë analizat e ujit të pijshëm nga Njësia e kujdesit shëndetësor NJVKSH Bulqize së bashku me drejtorinë e ujësjellës kanalizimeve Dibër në 7 (shtatë) pika në disa zona të qytetit.

Personat e helmuar që kanë marrë mjekim në Spitalin e Bulqizës deklarojnë se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. Shumë prej tyre dyshojnë se shkaku i helmimit është uji i pijshëm.

Protokolli i mjekimit nga mjeku i shërbimit spitalor ka qene “gastroenterit akut”, pra që përdoret në raste helmimi.

Në Lagjen e Re, prej më shumë se një viti po kryhen punime për rehabilitimin e ujërave të zeza. Një situatë e tillë është e përsëritur në Bulqizë dhe njësitë administrative përreth, pasi banorët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në disa raste të mëparshme për shkak të helmimit nga uji.

Megjithatë, pavarësisht dyshimeve të pacientëve, një prej mjekëve të spitalit mohoi që helmimi të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

Ndërkohë, Prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta konsumojnë ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit.

Etiketa: BulqizehelmimKryesore1

Lajme të lidhura

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit
Aktualitet

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë
Aktualitet

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra
Aktualitet

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

11:34 - 12/11/26
Para
Pistoletat që Napoleon Bonaparte planifikoi t’i përdorte për të vrarë veten u shitën për 1.7 milion euro

Pistoletat që Napoleon Bonaparte planifikoi t’i përdorte për të vrarë veten u shitën për 1.7 milion euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit
Aktualitet

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, nuk është gjetur ende nga policia për ekzekutimin e vendimit të Apelit të GJKKO-së, që...

Lexo më shumë
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

11:34 - 12/11/26
Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

11:23 - 12/11/26
Tentoi të kalonte 4 kinezë ilegalisht në Greqi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori nga Kosova

Tentoi të kalonte 4 kinezë ilegalisht në Greqi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori nga Kosova

11:09 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com