GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bunjaku flet pas fitores së Elbasanit ndaj Dinamos: Ja kujt ia dedikoj golin

22:02 - 16/09/25
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bunjaku flet pas fitores së Elbasanit ndaj Dinamos: Ja kujt ia dedikoj golin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për verdheblutë, ky trepikësh nuk ishte thjesht një rezultat pozitiv, por një moment i veçantë që i çon ata në krye të renditjes dhe u jep fund një tabuje ndaj bluve. Për Bunjakun, goli ka vlerë të dyfishtë, pasi është i pari nën fanellën e Elbasanit dhe erdhi në një ndeshje ku skuadra kishte nevojë për një fitore të madhe për moralin dhe për vazhdimësinë e sezonit.

Atmosfera në stadium, mbështetja e tifozëve dhe besimi i trajnerit ishin elementët që i dhanë sulmuesit shtysën për të bërë diferencën. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Bunjaku flet për emocionet e golit, pritshmëritë e tij për sfidën, mbështetjen që ndjen nga skuadra dhe synimet e tij personale e kolektive për këtë sezon.

Si ndiheni pas golit që i dha fitoren skuadrës?

Normalisht që ndihem shumë mirë, pasi është goli im i parë me fanellën e Elbasanit. Këtë gol ia dedikoj të gjithë tifozëve të Elbasanit dhe veçanërisht trajnerit që ka besuar shumë tek unë.

E prisnit që të shënonit në këtë ndeshje?

Po, edhe e prisja në fakt. E them këtë, sepse jam stërvitur mjaft mirë me skuadrën dhe jam adaptuar shumë shpejt. Falë besimit të trajnerit, stafit, lojtarëve dhe të gjithëve, e kam besuar të shkoja te ky gol dhe t’i dhuroj fitoren e parë Elbasanit me një gol timin.

Si t’u duk atmosfera në stadium?

Këtu atmosfera është gjithnjë e mirë. E kam vënë re që në ndeshjen e parë të Elbasanit që tifozët janë shumë të mirë dhe dhurojnë shumë mbështetje për ne lojtarët dhe ekipin.

E keni mësuar besoj që me golin tuaj keni thyer edhe një tabu ndaj Dinamos?

Po, po. Gjatë këtyre javëve që kam biseduar me skuadrën, sepse unë nuk kam qenë vitin e kaluar, kam mësuar që nuk kanë arritur t’i mposhtin asnjëherë. Kam thënë që do t’i mposhtim kësaj here dhe kam besuar shumë për këtë gjë.

Ndeshjen e ardhshme e keni me Partizanin, shpresoni të shënoni edhe aty?

Shpresoj që së pari të fitojmë për ekipin. Më pas, pse jo, të shënoj dhe vendos ndeshjen.

Tani jeni në krye të vetëm, ndieni ndopak presion apo jo?

Jo, nuk kemi presion fare. Nuk besoj se do të kemi presion mes nesh, sepse jemi një grup i mirë dhe kemi objektiva të qarta. Shpresoj dhe besoj që do të jemi po aty deri në fund të kampionatit.

Cilat janë objektivat personale tuajat?

Objektivat personale janë të ndihmoj ekipin me sa më shumë gola, asistime dhe paraqitje të mira, në mënyrë që ekipi të arrijë objektivat e veta

PANORAMASPORT.AL

Etiketa: AF ElbasaniFatjon Bunjaku

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
Këshilltari i Trump, Stephen Mirran emërohet Guvernator i Rezervës Federale në SHBA

Këshilltari i Trump, Stephen Mirran emërohet Guvernator i Rezervës Federale në SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com