GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Burg për supermashtruesen, zbërthehet në gjyq: Më morën peng

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si përfitoi 570 mijë euro duke mashtruar 30-vjeçarja, Mirela Deraj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 30-vjeçaren Milena Deraj, e akuzuar per mashtrim me pasoja të rënda.

Në seancë ajo ka pretendeduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjetshme. Ajo kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes. Deraj ka pretentuar se është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është marrë peng.

Ajo përfundoi në pranga pas kallëzimit të mikes saj, Elira Shyti, e cila i kishte dhënë një shumë parash në kohë dhe vlera të ndryshme, dhe i premtonte se gjatë kësaj kohe do t’i investonte në bono thesari që kapnin vlerën e 225 mijë euro. Dy transaksione 40 dhe 20 mijë euro ishin bërë përmes një banke të nivelit të dytë, ndërsa pjesën tjetër dorazi.

Kjo shumë parash, pretendon kallëzuesja, nuk i është kthyer kurrë dhe në asnjë formë. Kjo e fundit është ankuar te bashkëshorti i Derajt, Genc Llakaj që punon në kryeministri, teksa ai ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni.

Një skemë të ngjashme Deraj ka përdorur edhe ndaj familjes Verracaku nga Shkodra, prezantim të cilin mes tyre e kishte mundësuar Elira Shyti, me argumentin se mund t’i ndihmonte në procesin gjyqësor në të cilin po zvarriteshin prej disa kohesh. Familja Verracaku ka pranuar Derajn si person “me ndikim” dhe kanë rënë dakord duke dhënë Derajt para herë pas herë, me vlerë totale 340 mijë euro.

Por pavarësisht kësaj, në çështjen gjyqësore nuk kishte asnjë përparim që prisnin pavarësisht premtimit, dhe nisën t’i kërkojnë sqarime Derajt, por kjo e fundit gjente pretekste të ndryshme, ç’ka ngriti edhe dyshime.

Milena ra vetë në rrjetën e drejtësisë pasi kallëzoi Abedin Verracakun me pretendimin se e kërcënonte në rrjetet sociale. Por thellimi i hetimeve dhe kallëzimi i mikeshës saj, zbardhi dinamikën dhe skemën e mashtrimit. Nga ana tjetër, tre anëtarë të familjes Verracaku janë shpallur në kërkim për vetëgjyqësi. Deraj u tha anëtarëve të familjes Verracaku se avokati u ka thënë se me provat që ka prokuroria të akuzuarit, anëtarë të familjes, mund të lirohen nga burgu, por nëse japin 340 mijë euro i shpëtonte nga burgimi i përjetshëm, me kërkesën për gjykim të shkurtuar.

 

 

 

Etiketa: BurgKryesore1supermashtruese

Lajme të lidhura

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit
Aktualitet

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur
Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Para
Zgjedhjet në Greqi, qeveria e re betohet dhe nis punën

Zgjedhjet në Greqi, qeveria e re betohet dhe nis punën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26

Jonaid Myzyri është “hero” i kryeministrit Rama, sepse SPAK e pushoi çështjen kundër tij për korrupsion me tenderat. Duke qenë...

Lexo më shumë
Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

23:18 - 04/08/26
“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com