GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Burg përjetë” për Kristjan Cenajn, vrau dhe groposi 16-vjeçarin për t’i grabitur Rolexin dhe varësen

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Burg përjetë” për Kristjan Cenajn, vrau dhe groposi 16-vjeçarin për t’i grabitur Rolexin dhe varësen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm 32-vjecarin Kristjan Cenaj. I riu u gjet fajtor për vrasjen e groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj ne Mamurras. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, ndërsa kjo mase dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krimin makaber.

Prokuroria kishte  kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” qe nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo nuk është pranuar nga gjykata.

Avokati i familjarëve te viktimës Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, po kërkon zgjerim te hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

Hetimi vrasjes

Më datë 19.05.2015, ka rezultuar se në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka bërë kallëzim shtetasi F. Gj., se nipi i tij, shtetasi Mariglen Gjonaj, i vitlindjes 1999, banues në fshatin Ferrë Trashë, Kurbin, ishte zhdukur dhe kishin humbur çdo kontakt me të.

Lidhur me këtë kallëzim, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja e peng e personit” dhe më pas ia ka transferuar dosjen hetimore Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, bazuar në kompetencën lëndore, për shkak se në momentin e ngjarjes, shtetasi Mariglen Gjonaj ishte i mitur 16 vjeç.

Pas hetimit 2-vjeçar nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda është vendosur pezullimi i hetimeve, pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale dhe dosja hetimore e pezulluar i ka kaluar strukturave të specializuara të hetimit të DVP Lezhë, për veprime të mëtejshme për zbulim autori.

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar së më datë 03.04.2022, në vendin e quajtur “Shëllinx”, në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, Njësia Administrative Fushë Kuqe, Kurbin, u gjetën eshtra dhe mbetje kockore, të cilat pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin shtetasit të zhdukur 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mareglen Gjonaj.

Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, strukturat e hetimit të DVP Lezhë, duke angazhuar ekspertët më të mirë, si dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

Në këto rrethana, më datë 10.10.2022 është bërë ndalimi i shtetasit Kristian Cenaj, i datëlindjes 10.12.1992, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Ndalimi tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, shtetasi në fjalë dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Aktualitet

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë
Breaking Views

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Para
Mali i Zi ndalon transmetimin e 20 kanaleve televizive ruse

Mali i Zi ndalon transmetimin e 20 kanaleve televizive ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com