GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Burgosja e Veliajt, Këlliçi: Arrestimin e urdhëroi Rama, ja arsyeja

15:59 - 10/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Belind Këlliçi paraqitet në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga Partia Demokratike.

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, në një konferencë për media, është shprehur se “arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri”.

Nderkohe që sipas Këlliçit arrestimi i Erion Veliajt erdhi dhe si pasoje e ‘tronditjes’ qe shkaktoi afrimi i krahut te djathte te fushates se Donald Trump ne PD. “Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt.

Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë”, theksoi demokrati.

Ndër të tjera ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me PD për të fituar zgjedhjet e 11 majit.

“I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar dhe çdo demokrati, që të bashkohemi dhe me vendosmëri ta çojmë fitoren tonë deri në fund. Ne do ta bëjmë të pamundurën të mundur”, thekson Këlliçi.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë,

Kjo javë nisi me dy zhvillime të shumëpritura për të gjithë qytetarët shqiptarë!

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, dhe Shefi i Komitetit Kombëtar Republikan, nga dita e sotme do të drejtojë zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Sali Berisha drejt fitores së zgjedhjeve të 11 majit.

Zoti LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një.

Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur!

Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt.

Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë.

Gjej rastin të falënderoj ata qindra protestues dhe qytetarë të Tiranës, që për 44 javë me rradhë protestuan para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë.

Falenderoj të gjithë ata burra dhe gra, të rinj, të reja e të moshuar që qendruan të palëkundur, gjatë 44 protestave në mbrojtje të interesit publik dhe në shërbim të qytetit të Tiranës.

Falenderoj po ashtu Grupin e Ekspertëve pranë Partisë Demokratike, për punën e tyre titanike, për orët e pafundme të zbulimit dhe dokumentimit të korrupsionit endemik në Bashkinë Tiranë dhe shërbimin e madh që i kanë bërë kryeqytetit.

Garantojmë qytetarët shqiptarë se arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri.

Pas mbyllje së USAID, po shkon drejt mbylljes edhe Bashkia e Tiranës, dhe pas saj më 11 maj, edhe qeveria më e korruptuar në Europë, qeveria e Edi Ramës.

Ashtu siç premtoi pak orë më pare Chris LaCivita, ndikimi i Soros dhe kukullave të tij në vendin tone, do të shuhet përgjithmonë.

I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar dhe çdo demokrati, që të bashkohemi dhe me vendosmëri ta çojmë fitoren tonë deri në fund.

Ne do ta bëjmë të pamundurën të mundur.

Është radha jonë!

Është radha jonë!

Është radha jonë!

Etiketa: Belind KelliciErion Veliaj

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Erdogan refuzon samitin e Davos, shkak lufta Izrael-Hamas

Erdogan: Askush nuk mund t'i detyrojë palestinezët të braktisin Atdheun e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com