GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Burgosja politike, Gjykata e Lartë merr nesër vendim për rekursin e Salianjit

12:19 - 10/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ervin Salianji kërkon pafajsinë, ja kur do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në orën 10:00, të ditës së nesërme, Gjykata e Lartë pritet të japë vendimin për ish-deputetein demokrat, Ervin Salianji.  Salianji, i burgosur politik pasi denoncoi vëllanë trafikant të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër dënimit me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.

Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Gjykata e Apelit, dënoi më 26 shtator me 1 vit burgim Ervin Salianjin, me prokurorinë qe argumentoi se Salianji i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Prej 27 shtatorit, ai ndodhet në burgun e Fierit.

Partia Demokratike e ka konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj. Edhe pas burgosjes politike, Salianji ka qenë aktiv përmes reagimeve publike, duke denoncuar procesin politik ndaj tij dhe afera të qeverisë Rama.

Vendimi për burgosjen e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji ka ngritur dyshime të forta mbi natyrën politike të procesit. Pavarësisht pretendimeve të gjykatës për një vendim të bazuar në prova, opozita dhe një pjesë e opinionit publik e konsiderojnë këtë një sulm të drejtpërdrejtë politik.

Ervin Salianji ka qenë një nga zërat më të fortë të opozitës kundër qeverisë aktuale. Ai ka denoncuar disa nga aferat më të mëdha të pushtetit, përfshirë çështje korruptive dhe lidhje të dyshuara të politikës me krimin. Burgosja e tij shihet si një mënyrë për të shuar një kritik të ashpër dhe për të dhënë një mesazh frikësues për opozitën.

Reforma në drejtësi është prezantuar si një mekanizëm për të garantuar një sistem të pavarur, por opozita denoncon se ajo është kapur nga qeveria. Në këtë kontekst, procesi gjyqësor ndaj Salianjit shihet si një dëshmi e manipulimit të drejtësisë për të goditur kundërshtarët politikë.

Dënimi i Salianjit vjen në një moment të rëndësishëm politik, teksa opozita po përpiqet të riorganizohet dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë. Eliminimi i një figure opozitare në këtë fazë mund të interpretohet si një përpjekje për të dobësuar kundërshtarët dhe për të ndikuar në ekuilibrat politikë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Gjithashtu, ka dyshime se drejtësia është vënë në shërbim të Fatmir Xhafajt, vëllait të trafikantit i cili raportohet se u përbetua për hakmmarrje pas denoncimit të të vëllait, të cilit sic edhe njoftoi, u detyrua ta ekstradojë në Itali ku rezultonte i dënuar me burg.

Etiketa: Ervin SalianjiGjykata e LarteKryesore1

Lajme të lidhura

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Para
KAS “rrëzon” Celibashin, i hapet rruga parlamentit për të miratuar pr/ligjin për burgjet e hapura

KAS “rrëzon” Celibashin, i hapet rruga parlamentit për të miratuar pr/ligjin për burgjet e hapura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com