GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Burra shtatzanë, gra me prostatë”, Basha: Paratë lumë për check-up-in

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Burra shtatzanë, gra me prostatë”, Basha: Paratë lumë për check-up-in
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi sot nga foltorja se në vend ka zbritur kriza e thellë ekonomike, me një qeveri që ka zhvatur 400 milionë euro fëmijëve sipas tij. Basha nuk la pa përmendur Trekëndëshin e Bermudës, që kërkon të zbrazë Shqipërinë. Ai ironizoi dhe PP-në e Check‐Up-it, duke thënë se po derdhen para lumë kur gratë rezultojnë me prostatë dhe burrat shtatzënë. Kryedemokrati theksoi se qeveria nuk i njeh hallet e popullit dhe as nuk bëhet fjalë t’i zgjidhë.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj! Kur mblidhesh në këtë sallë dhe shikon rendin e ditës thua Lum si ne. Kur kalon ligjet për fëmijët thua lum ky popull! Pastaj kur shikon cfarë ndodh çdo ditë, 400 milionë euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë, atëherë e kupton sa hipokrite dhe e pavlefshme është votimi nga mafia e plehrave dhe krimi I organizuar.
Keta njerëz përmes sundimit të tyre përpiqen të zbrazin vendin. Prej vitesh ka zbritur kriza ekonomike, ajo e barkut bosh, e humbjes së shpresës me të rinjtë që duan të lënë vendin dhe familjet e tyre.
Që prej 25 prillit, përmasat e krizës janë bërë më të rënda, oligarkia ekonomike është bërë njësh në trekëndësh. Trekëndëshi I Bermudës po bën gjithcka që ta zbrazë Shqipërinë dhe të realizojë planin e tyre te qartë, shndërrimin e vendit në çiflig të tyre. Në vendin e tyre paratë po derdhen lum për check up që nxjerr burrat shtatzënë dhe gratë me prostatë. Por nuk ka vend as për shqiptareët e ndershëm as për fëmijët e tyre. Sa herë që vritet një I pafajshëm, si Klodian Rasha, papritur dalin në skenë kukulla me costume politikanësh dhe votohen ligje që nuk zbatohen kurrë.
Kjo qeveri nuk është tu shërbejë njerëzve por të mbajë pushtetin me fatura të tilla si humbja e jetëve njerëzore. Në dhjetëra, qindra baballarë e nëna janë jetë të humbura. Kjo është një situatë kriminale dhe ka ardhur këtu sepse kollonat janë shembur me vetdije nga këta që qëndrojnë prapa meje dhe aleatët e tyre të dukshëm e të padukshëm. Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk I njeh e jo më ti qajë hallet e njerëzve.
Ka më shumë se 3 vite që kjo qeveri është më e korruptuara e Ballkanit, sa herë qe ndodhem në këtë foltore dhe citoj këtë fakt, dua tu them se nuk është urimi apo konstattimi Im por I Departamentit të shtetit Amerikan. Paketa e mbrojtjes së familjeve shqiptare është mizerabël, varrezat po mbushen prej virusit, me të rinj nën 40 vjeç, viktima të COVID. Është globale por vendet kanë marrë masa, në Shqipëri nuk ekziston Covid pasi këta duan të mbushin xhepat e tyre.
Është më e thjeshtë të mbushësh parcelat e varrezave, sepse këtu sundon një kastë.
Meqë është séance e fundit e këtij viti, duhet thënë se hapi I parë I arrestimit të njërit prej ministrave të kësaj qeverie mund të jetë shpresë. Me gjyqe si I Tahirit që nis e kurrë nuk bitiset, me të pandehur që janë në arrati ose kanë marrë plumba kokës. Me një kokë turku që për ironi ka mbiemrin Koka, që në fakt është bishti se koka ndodhet pas meje. Ky është thelbi I sundimit të Shqipërisë sot, që e kthen këtë parlament në foltore qesharake ku flitet për gjithçka vecse për problemet e vogëlusheve shqiptarë.
Nga ky që sapo la me mallëngjim foltoren!”- tha Basha.

Etiketa: Check UpkuvendLulzim Basha

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Tensionet në PD, Spiropali-Bashës: Ke humbur legjitimitetin, nuk meriton replikë

Tensionet në PD, Spiropali-Bashës: Ke humbur legjitimitetin, nuk meriton replikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com