GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Burri theu xhamin e Kadastrës, ja çfarë thotë Lame

16:18 - 13/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Burri theu xhamin e Kadastrës, ja çfarë thotë Lame
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka komentuar videon e një të moshuari që pasi nuk mori shërbim në kadastrës e Matit ka thyer xhamat e saj me gurë.

Me anë të një postimi në Facebook, Lame shkruan se personit në fjalë i është shpjeguar problemi që ka, por nuk ka pranuar atë përgjigje dhe i zgjidhje ka vendosur të thyejë xhamat e Kadastrës.

Po ashtu ai ka theksuar se nuk e ka fajin Kadastra për shit-blerjet e paligjshme që kanë bërë qytetarët. Ndërkohë që ka shtuar se familjarët duhet që të kujdesen për të afërmin e tyre.

Postimi i Lames:

Problemi, i thënë me dy fjalë: Në vitin e largët 1993 zotëria HR, ka blerë një objekt nga dy qytetarë të tjerë. Ka blerë objektin por jo truallin. Shuuumë vite më pare, me mënyra që nuk po i them këtu, ja ka dalë që ti regjistrojë me gjithë truallin. Në vitin 2012 gjykata ka vendosur që regjistrimi i truallit është i pavlefshëm dhe ka urdhëruar ZRPP-në të fshijë regjistrimin. Xhaxhi HR vjen tani dhe thotë pse nuk ma jepni dhe truallin!!! Pasi i janë shpjeguar me letra zyrtare nja 10 herë të gjitha gjërat, si zgjidhje ka gjetur që të thyejë xhamat e Kadastrës

Miq, nga dita që unë jam drejtor i këtij institucioni, kam theksuar me forcë “Kadastra nuk është gjykatë. Kadastra është magazinë”. Po erdhi vendimi që i takon xhaxhait, ja rregjistron xhaxhait; po erdhi letra që nuk i takon, ja heq. Mirëpo meqenëse Kadastra është hallka e fundit e zhinxhirit të marrëzive shqiptare, qytetarët i bien shkurt, nuk ma jep Kadastra – poshtë Kadastra. Se çfarë ka ndodhur me pronat në 110 vjetët e fundit në Shqipëri, tashmë e dimë të gjithë, Unë vetë kam bërë sa kam mundur të rregulloj gjëra dhe, nga ana tjetër, t’a bëj publike situatën e trashëguar. Në këtë rol, Kadastra shërben si instrumenti që i bën publike sëmundjet e trashëguara ndër vite midis institucioneve, si një termometër që tregon temperaturën e të sëmurit.

Përfundime:

Kadastra ka kusuret e veta, ndër të cilët më i madhi është që duhet të ndryshojë trashëgiminë e tmerrshme të lënë nga ish-ZRPP. Në këtë pikë jam gati të pranoj çdo ndihmë dhe denoncim.

Lëmshi me pronat në Shqipëri, nuk është bërë nga as alienët as nga eskimezët, por nga vetë shqiptarët. Në rastin konkret, xhaxhi HR sherrin e bën me komshinjtë e vet që i kanë shitur studion e vitit 1993 dhe me kushurinjtë e vet, që me letra fallco ju ka marrë tokën.

Natyrisht që xhamat e Kadastrës Mat u thyen të gjithë. Meqenëse xhaxhi HR ka mbushur moshën 80 vjeç, as nuk mund t’i bëhet kallzim në prokurori për shkatërrim prone, por përfitoj nga rasti ti bëj thirrje familjarëve që të kujdesen për të afërmin e tyre.

Ashtu si hollandezët në shekullin XVI, si anglezët në shekullin XVII, si francezët në shekullin XVIII, si Italianët në shekullin XIX, si ballkanasit e tjerë në shekullin XX; shqiptarët, tani në shekullin XXI, duhet të kuptojnë që sistemi ku jemi futur dhe që quhet kapitalizëm, i rregullon gjërat me ligje dhe letra dhe jo me gurë dhe muhabete kafeneje.

Komplimetat e mia për JOQ, ku ishin gati 900 komente për këtë video. 800 prej komenteve ishin bërë nga njerëz që ende nuk e kanë kuptuar pikën 4 më sipër. Por edhe fakti që 100 komentet e tjera ishin normale, tregon që sidoqoftë kemi shpresë.

Shpresoj që JOQ të publikojë dhe përgjigjen time.

Etiketa: burriKadastralame

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Iu bë atentat 2 herë, letra e Otit për Krajën: Jam baba, dua…

Iu bë atentat 2 herë, letra e Otit për Krajën: Jam baba, dua...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com