GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bushati: Historia e ‘Bankers Petroleum’ si ajo e inceneratorëve, korrupsion i madh shtetëror

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bushati: Nëse Rama urdhëron, SPAK të numëron edhe tangat e grave dhe dashnoreve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati shprehet se çështja e ‘Bankers Petroleum’ nuk është çështje evazioni fiskal, por është çështje bashkëpunimi me zyrtarët shtetërorë që duhet ta kontrollonin.

Në një dalje televizive, Bushati u shpreh se situata e ‘Bankers Petroleum’ është pak a shumë e ngjashme si historia e inceneratorit.

“Nuk mund të japësh një pasuri dhe të presësh 2 dekada me radhë pa marrë asgjë në këmbim, kjo tregon, minimumi, se nuk është çështje evazioni fiskal por është çështje bashkëpunimi i Bankers me zyrtarët shtetërorë që duhet ta kontrollonin, është pak a shumë e ngjashme si historia e inceneratorit.

Që incenerator nuk kishte dhe asnjë zyrtar që kishte për detyrë të kontrollonte si po bëhet, si kanë shkuar punimet, ku kanë shkuar paratë e derdhura, bënte sikur nuk e shihte çfarë po ndodhte;
Dhe në këtë kuptim, kjo nuk është thjesht një histori evazioni fiskal, është një histori korrupsioni nga shteti i cili e ka lejuar në mënyrë të ndërgjegjshme këtë vjedhje.

Sa më shumë të gërmojmë, aq më shumë gjëra të errëta do dalin nga kjo histori.

Po ta kujtoni, disa vite përpara ka pasur një debat, ku ish-prokurori Adriatik Llalla akuzonte ambasadorin Donald Lu se pengonte të hetonte për Bankers.
Ambasadori amerikan Donald Lu është një nga ata që ne e quajmë baballarët e reformës tonë në drejtësi.

Pra ata që ne i konsiderojmë si baballarët e reformës në drejtësi, kanë qenë shkak që këtu të vazhdojë vjedhja.
Prandaj them që historia e Bankers është një histori që ndërthur të gjitha fijet e errëta jo vetëm të shtetit shqiptar por mënyra si janë korruptuar diplomatët, mënyra si funksionon në një shoqëri të kapur relacioni private me publiken, ku asnjëherë publikja ose ato që duhet të mbrojnë interesin publik, nuk bëjnë detyrën e tyre por e shfrytëzojnë postin publik për t’u pasuruar për vete”, tha Bushati.

Etiketa: Bankersbushatikorrupsion

Lajme të lidhura

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Para
Ambasada e ShBA: Nën Presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer krenar dhe i lirë

Ambasada e ShBA: Nën Presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer krenar dhe i lirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26

Një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në...

Lexo më shumë
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com