GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bushati: Me vjedhjen e hapur të votës nga Rama, PD do të humbë edhe për bashkinë e Tiranës

10:09 - 19/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse u rrit Rama?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati  u shpreh se opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, në rast se ato mbahen të parakohshme për shkak të burgosjes së Erion Veliaj, pasi sipas tij e ka garën të humbur.

Bushati tha se episodet për parregullësi në votimet e 11 majit që dalin gjatë rinumërimit duhen denoncuar, por analisti shton se theksi duhet të vendoset te gjithë procesi, pasi zgjedhjet janë manipuluar pa u hapur kutitë e votimit.

“E involvuar në rrëzimin e zgjedhjeve PD, po bën një gjë që jo gjithmonë është e besueshme, gjen një votë diku dhe thotë ja treni zyrtar. Me videot që ka treguar PD vërtet kemi parë gjëra skandaloze, por a janë determinante në rezultat, këtu kemi dy versione, një njeri i veçuar s’mund të vjedhë kot, por ka një padron që e ka urdhëruar të vjedhë. Pavarësisht nga këto, unë them që këto votime janë paravendosur para 11 majit. Gara është bërë e pamundur pa u hapur kutitë e votimit. Rama dhe mazhoranca s’e kanë lënë për ditën e fundit fitoren e tyre. Nuk mendoj që mëkati i madh i këtyre zgjedhjeve është luajtur në 11 maj. Më 11 maj, që në 10 madje, gara ishte mbyllur. Këto episode patjetër duhen denoncuar, por theksin duhet ta vëmë të gjithë procesi, që ishte i padrejtë, i pandershëm, i palirë. 

Nga ana politike, a i duhen Ramës zgjedhje të reja në Tiranë? Një version është po, sepse e bën opozitën të harrojë 11 majin dhe e hedh në një betejë tjetër. Ka një hipotezë tjetër që sapo Veliaj ra në burg, Rama e spastroi Bashkinë e Tiranës nga të gjithë lali-istët. Nga ana politike Rama s’ka ndonjë problem që ta fuste sërish në zgjedhje. Aq më tepër që ka shumë rivalitete, dhe PS-së vet i intereson ta qetësojë dhe ta shtyjë në një moment të dytë. Të gjithë ata që ishin të interesuar ta digjnin politikisht Veliajn, ia arritën qëllimit, nga Rama te opozita s’e kanë më nëpërkëmbë.” – tha Bushati.

I pyetur se kë sheh si kandidatë të mundshëm nga PS dhe PD për Bashkinë e Tiranës, Bushati tha:

Disa thonë Blendi Gonxhe, se edhe ka qenë, edhe e njeh atë bashki. Është shprehur Spiropali, thonë e dëshiron edhe Balluku. Ne tani s’kemi më një PS ku vendimet merren në mënyrë kolegjiale. Asnjëri s’ka dorë në vendimmarrje përveç një njeriu të vetëm. Unë them që opozita s’duhet të marrë pjesë. Të hidhet përpjetë PD kryetarin e Tiranës s’ia lë njeri. Kështu që më mirë të zhvlerësojë garën se sa të hyjë në një garë që e ka të humbur”. 

Bushati tha që propozimi i Agron Shehajt për një kandidat të përbashkët jo partiak qëndron, por është i parealizueshëm, pasi “ka aq mosbesim mes partive të reja, që e barazojnë PD-në me PS-në dhe s’duan të identifikohen me të”.

Etiketa: BashkibushatiZgjedhje

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Elvis Doçi, i akuzuar për drejtimin e grupit kriminal, përfiton leje ndërtimi hoteli në Durrës

Abuzim me tenderin 22 mln euro për Unazën e Re, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com